Lajmet

​Elezi: Pas disa dite dihet numri i saktë i fletëvotimeve nga diaspora

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës nga data 2 deri më 12 shkurt. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në QNR, Shërbimi Votues i KQZ-së ka filluar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postes nga 2 deri më 12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë̈ vendit, apo nëse pakot e dërguara plotësojnë kriteret ligjore. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, i cili do të na marrë kohë disa ditë, do të dimë se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, në këtë qendër po vazhdon procedimi i të dhënave të formularëve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, deri më tani janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për rreth 1 056 vendvotime (44.33%), si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për rreth 841 vendvotime (35.11%)”, tha ai.

Lidhur me gjendjen e vendvotimeve, Elezi tha se prej gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimeve, vetëm 80 prej tyre nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, një numër i vogël i tyre, vetëm rreth 80 sosh, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për arsye të ndryshme: mospërputhje të nënshkrimeve apo formularë të rezultateve të panënshkruara nga anëtarët e Këshillit të Vendvotimit. Këto vendvotime do të shikohen më në detaje për problemet që kanë dhe në bazë të të gjeturave do të përgatitët një raport me rekomandime i cili do të paraqitet në KQZ”, theksoi zëdhënësi i KQZ-së.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën të dielën, më 14 shkurt.

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI parashikon shpenzime prej 856 miliardë dollarësh deri në vitin 2030

Published

on

OpenAI parashikon fluks negativ të parasë së lirë prej rreth 278 miliardë dollarësh gjatë viteve 2026–2030, ndërsa përshpejton investimet në fuqinë kompjuterike dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

Sipas një prezantimi të kompanisë të siguruar nga Financial Times, OpenAI planifikon të shpenzojë rreth 856 miliardë dollarë për fuqi kompjuterike dhe infrastrukturë deri në fund të vitit 2030.

Në të njëjtën periudhë, kompania pret që të ardhurat vjetore të rriten nga rreth 36 miliardë dollarë në vitin 2026 në 350 miliardë dollarë në vitin 2030, ndërsa të ardhurat kumulative pritet të arrijnë rreth 840 miliardë dollarë.

OpenAI, e cila qëndron pas ChatGPT, ka siguruar 122 miliardë dollarë kapital në mars, por parashikimet e kompanisë sugjerojnë se këto fonde mund të shterojnë deri në vitin 2028, nëse vazhdon ritmi i planifikuar i shpenzimeve.

Ndërkohë, kompania është në bisedime për një raund të ri financimi që mund ta çojë vlerësimin e saj në mbi 1.2 trilionë dollarë.

Shifrat pasqyrojnë përmasat e investimeve që kërkon gara për zhvillimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale, veçanërisht për qendrat e të dhënave, çipat dhe kapacitetin kompjuterik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara