Teknologji

​El Salvadori planifikon ndërtimin e qytetit Bitcoin

Presidenti Nayib Bukele bëri njoftimin në qytetin bregdetar Mizata tek një turmë entuziastësh.

Published

on

El Salvadori po planifikon të lëshojë obligacionet e para në Bitcoin dhe të ndërtojë qytetin Bitcoin, i cili do të jeta pa taksa mbi pronën, mbi të ardhurat dhe fitimet. Presidenti Nayib Bukele bëri njoftimin në qytetin bregdetar Mizata tek një turmë entuziastësh.

“Ne do të kemi zero tatim mbi të ardhurat. Zero përqind përgjithmonë. Zero taksë mbi fitimet kapitale… zero taksë në pronë, zero taksë mbi pagat”, tha Bukele.

El Salvador planifikon të lëshojë 1 miliard dollarë në obligacione 10-vjeçare që do të paguajnë një interes 6.5%. Me fondet e marra, gjysma do të përdoren për të blerë Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër për të ngritur infrastrukturën që Bitcoin-et të gjenerohen nga energjia gjeo-termike, siç është vullkani.

Pas blerjes ato do të bllokohen për një periudhe 5-vjeçare dhe më pas qeveria planifikon t’i shesë duke paguar edhe një dividend shtesë tek investitorët. Parashikimet nga një firmë e njohur, Blockstream tregojnë se kjo lëvizje do të ketë një kthim mbrapsht prej 146%, në rast se vlera e Bitcoin rritet deri në 1 milion dollarë. Deri në fund të tetorit El Salvador ka në zotërim rreth 1.110 Bitcoin.

Automobilizëm elektrikë

Jeep prezanton një koncept të ri

Published

on

Panairi Overland Expo West filloi dje Jeep e shfrytëzoi këtë ngjarje për të zbuluar një koncept mbi koncept – tendën e çatisë Jeep Performance Parts.

I montuar në çatinë e konceptit Wrangler 4xe Sunchaser, koncepti i tendës dhe çatisë i krijua në bashkëpunim me Dometic dhe reklamohet si shoqëruesi ideal për kamping. Siç shpjegoi Jeep, popullariteti i tendave të çatisë ka shpërthyer, por shumë prej tyre janë të rënda dhe kanë aerodinamikë të dobët.

ARTT i zgjidh këto probleme duke përdorur një guaskë të lehtë karboni që ka një dizajn të optimizuar aerodinamikisht. Kjo nuk është e vetmja risi e zgjuar, pasi tenda është montuar direkt në çatinë e Wrangler, duke eliminuar nevojën për rafte të rëndë çatie.

Pasi të mbërrini në vendin e kampingut, përgatitja duhet të jetë shumë e lehtë falë “teknologjisë AIR Frame Inflation të Dometic dhe një tendë të integruar që tërhiqet 270 gradë”. Pasi të jetë vendosur tenda, përdoruesit do të gjejnë dhoma gjumi të bollshme që janë mjaftueshëm të mëdha për të akomoduar një dyshek me madhësi ‘queen’ (afërsisht 152 x 203 cm).

Ndoshta një nga karakteristikat më interesante është mundësia për të hyrë në tendë nga brenda automjetit falë segmenteve të lëvizshme të çatisë “Freedom Panels” të Wrangler. Për hyrje dhe dalje më të lehtë, ka një shkallë prej karboni që mund të vendoset mbi konsolën qendrore.

Sa i përket konceptit Wrangler 4xe Sunchaser, ai debutoi në fillim të këtij viti. Ai paraqet një pamje të jashtme unike me zgjerime të parakolpave të ventiluara, pragje anësore dhe kuti anësore për ruajtje që të kujtojnë ato që gjenden në Land Rover Defender.

Ato shoqërohen nga një vinç Warn, një mbrojtëse unike e përparme dhe një interier prej lëkure të personalizuar me detaje të zeza me shkëlqim.

Për të plotësuar karakteristikat më të rëndësishme, do të shtojmë gjithashtu se automjeti është ngritur me rreth 51 mm dhe se ka goma për të gjitha terrenet BFGoodrich KM3 prej 37 inç (rreth 94 cm).

 

Continue Reading

Teknologji

Xiaomi sfidon Teslan, gati për të prezantuar makinën elektrike luksoze YU7

Published

on

Gjiganti kinez i teknologjisë, Xiaomi, më 23 maj do të prezantojë modelin e shumëpritur YU7, një SUV elektrik që analistët e cilësojnë si një sfidues serioz ndaj Tesla Model Y.

Sipas Reuters, CEO dhe themeluesi i kompanisë, Lei Jun, ka konfirmuar se YU7 do të prezantohet krahas edhe produkteve të tjera të reja, përfshirë smartfonin e ri Xiaomi 15S Pro dhe çipin mobil të zhvilluar vetë nga Xiaomi, Xring O1.

Sa i përket makinës luksoze, bëhet e ditur se YU7 – pasardhës i sedanit SU7 që u lançua vitin e kaluar – vjen si një tentativë për të rritur praninë e Xiaomit në tregun e automjeteve elektrike luksoze.

SU7 ka pasur sukses komercial, duke tejkaluar në shitje edhe Tesla Model 3 që nga dhjetori, megjithatë pas një aksidenti fatal në mars, porositë kishin pësuar ulje. Raportohet se modeli i ri YU7 synon të rikthejë momentumin e markës dhe të rivalizojë drejtpërdrejt Model Y, makinën më të shitur të Tesla-s.

Në sektorin e teknologjisë mobile, Xiaomi ka rindezur ambiciet për zhvillimin e çipave, duke nisur me Xring O1 rezultat i një investimi prej 1.87 miliardë dollarësh. Bëhet e ditur se Xiaomi do investojë edhe miliarda tjera në zhvillimin e çipave për të krijuar ekosistem të integruar, duke rivalizuar markat si Apple dhe Huawei.

E me lançimi e YU7 dhe Xring O1, Xiaomi po sinjalizon se nuk e sheh më veten vetëm si një prodhues telefonash, por edhe si një aktor i fuqishëm në industrinë globale të teknologjisë dhe automjeteve.

Continue Reading

Teknologji

Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

Published

on

Bitcoin ka arritur një nivel të ri historik, duke kaluar për herë të parë pragun prej 110,000 dollarësh për njësi, sipas të dhënave nga platforma e tregtimit Binance.

Rreth orës 02:27 të mëngjesit, çmimi i kriptomonedhës u rrit me 3.65%, duke arritur në 111,000 dollarë, disa minuta më vonë, çmimi pësoi një korrigjim të lehtë, duke u ulur në 109,600 dollarë, me një rritje totale ditore prej 2.59%.

Ekspertët e tregut, të cituar nga agjencia ruse TASS, kanë parashikuar që rritja e Bitcoin mund të mos ndalet në këtë pikë.

Sipas tyre, monedha më e madhe dixhitale në botë ka potencialin të arrijë deri në 300,000 dollarë në periudhë afatmesme, duke reflektuar interesin në rritje institucional dhe qëndrueshmërinë e teknologjisë blockchain, raporton euronews.

Bitcoin, i prezantuar për herë të parë në nëntor 2008 nga një autor (ose grup autorësh) nën pseudonimin Satoshi Nakamoto, është një sistem i decentralizuar që operon pa një bankë qendrore apo ndërmjetës financiar.

Transaksionet verifikohen dhe ruhen në një regjistër publik të quajtur blockchain, ndërsa njësitë e reja të monedhës krijohen përmes procesit të minimit.

Rritja aktuale e çmimit po konsiderohet si një nga valët më të forta në historinë e Bitcoin-it dhe vjen në një moment kur tregjet financiare globale po përballen me paqëndrueshmëri dhe inflacion të lartë.

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Published

on

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid” në serverët e saj të brendshëm të Exchange, sipas No Azure for Apartheid, një grup punonjësish pro-palestinez të Microsoft.

Filtri i automatizuar u zbulua për herë të parë të mërkurën – pikërisht pasi konferenca e zhvilluesve të Microsoft Build u përball me ndërprerje të përsëritura nga grupi aktivist, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Microsoft është tronditur nga mospajtimet e brendshme lidhur me bashkëpunimin e tij me ushtrinë dhe qeverinë izraelite në mes të sulmit të vazhdueshëm në Gaza.

Kompania është përballur me ndërprerje në ngjarjet e saj, duke përfshirë protesta nga punonjësit për ofrimin e shërbimeve cloud dhe infrastrukturës tjetër kritike të përdorur nga ushtria izraelite.

Tani, kompania duket se po shtrëngon kontrollin e saj në diskursin e brendshëm.

Continue Reading

Të kërkuara