Lajmet

​Edhe AAK kundër shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit për zgjedhjet

Published

on

Shefi i Grupit Paralmentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se në seancën e orës 17:00 pritet që të shqyrtohet dhe të miratohet në parim projektligji për zgjedhjet.

Ai tha se do ta kundërshtojnë në seancë shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për zgjedhjet, pasi sipas tyre pozita po vepron me shumë nguti.

“Sapo u njoftuam se në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur vetëm me nënkryetarët, pa prezencën e shefave të grupeve parlamentare është marrë vendim që në seancën e orës 17:00, të thirret dhe të kemi përpara amandamentimin e ligjit për zgjedhje. Ajo që dua të them për qytetarët është që vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxjerrët për amandamentim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë i zgjedhur. Për ne është plotësisht e papranueshme që në rrethana të që nuk është aspak prioritet ballafaqohet Kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë. Kjo e konfirmim konstatimin tonë që ndjenja e totalitarizmit, arroganca e numrave nuk ishte veç një deklarim i yni por po vërtetohet sot”, tha ai.

Edhe AAK kërkoi që Qeveria Kurti të ketë prioritet pandeminë dhe jo ligjin për zgjedhjet. Ai tha se do te mbajnë pozicionin e tyre politik, duke mos ju nënshtruar asnjë subjekti politik.

Lajmet

Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në fshatin Shipitullë të Obiliqit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje në Prishtinë, Pejë e Gjakovë

Published

on

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 16 dhe 17 gushtit në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Ai nuk është intervistuar pasi ishte nën ndikim të alkoolit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, e kishte kanosur përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. rex ka të ngjarë të ketë pasur pupla. Shkencëtarët në Kinë zbuluan skelete të tiranozaurëve të periudhës së hershme të Kretakut që ishin të mbuluar me pupla. Nëse paraardhësit e T. rex kishin pupla, ndoshta kishte edhe T. rex.

 

  1. Ekipet e futbollit që veshin uniforma të kuqe luajnë më mirë. Ngjyra e rrobave tuaja mund të ndikojë në mënyrën se si perceptoheni nga të tjerët dhe të ndryshojë mënyrën se si ndiheni. Një përmbledhje e ndeshjeve të futbollit në 55 vitet e fundit, për shembull, tregoi se ekipet që veshin një uniformë të kuqe luanin vazhdimisht më mirë në ndeshjet në shtëpi sesa ekipet me çdo ngjyrë tjetër.

 

  1. Kur e prisni një krimb në dy pjesë, ai rigjenerohet. Megjithatë, kjo funksionon vetëm nëse pritet gjerësisht – dhe jo të gjithë do ta bëjnë. Krimbat e tokës mund të rigjenerojnë bishtin e tyre, dhe krimbi i sheshtë planarian mund të rigjenerojë të gjithë trupin e tij nga një copë e vogël indi.

 

  1. Turbinat me erë vrasin midis 10,000 dhe 100,000 zogj çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Është interesante se lyerja e njërës prej teheve të një turbine me erë me të zezë mund të zvogëlojë vdekjet e zogjve me 70 për qind.

 

  1. Kërmijtë kanë dhëmbë. Midis 1,000 dhe 12,000 dhëmbëve, për të qenë të saktë. Megjithatë, ata nuk janë si tanët, kështu që mos mendoni për kërmijtë me buzëqeshje qesharake dhëmbësh. Do t’i gjeni “dhëmbët” e vegjël të kërmillit në të gjithë gjuhën e tij si limë.

Continue Reading

Lajmet

Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet me 100 euro

Published

on

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale.

Rasti i parë ka ndodhur më 12 gusht 2026, kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit. Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim.

Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer.

Ndërkohë, më 16 gusht 2026, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje.

Në pamje shihet vozitësi duke kryer në mënyrë të vrullshme një kthim gjysmërrethor, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Me datёn 12.08.2026, kundёrvajtёsi ka lejuar qё pasagjerёt nё ulёsen e prapme tё dalin me njё pjesё tё trupit jashtё nga dritarja e veturёs, kjo ngjarjё ёshtё publikuar nё disa portale, dhe Policia menjёhere e ka ftuar vozitёsin dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej:100 euro. Me datёn 16.08.2026, Pas publikimit tё videos nё rrjetet sociale, ku shihet kundёrvajtёsi duke bёrё nё menyrё tё vrullshme kthimin gjysёmrrethor me kёtё gjest ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik, Policia e ka ftuar dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej: 150 euro”, thuhet në njoftim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara