Zgjedhjet 2021

​Edhe 58 vendvotime tjera pritet të rinumërohen, KQZ: Po punojmë që në fillim të javës t’i shpallim rezultatet

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendos për rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve të tjera.

Lajmi është bërë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga QNR-ja me disa rekomandime për rinumërim të 58 vendvotimeve dhe se anëtarët e KQZ-së, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor.

“Deri te ky rekomandim është ardhur pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve, rezulton se janë 58 vendvotime tek të cilat nuk janë shënuar votat për kandidatët, ndërsa subjekti ka të tilla në formularë të rezultateve”, tha Elezi.

I pyetur nëse kjo mund të ndryshojë planifikimet e KQZ-së që priste të përmbyllte rinumërimin të premten mbrëma dhe fillimin e numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht gjatë fundjavës, Elezi tha se natyrisht se kjo do të zgjasë kohën për përfundimin e rinumërimit, porse po punojnë maksimalisht që në fillim të javës KQZ-ja të mund të shpall rezultatet përfundimtare.

Lajmet

Mbi 200 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Publikuar

nga

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

Tutje PZAP njofton se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25, ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Vazhdo të lexosh

Zgjedhjet 2021

Partitë joserbe ankohen në PZAP

Publikuar

nga

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin zgjedhore dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

Ankesë në PZAP ka dorëzuar edhe ish-deputetja boshnjake, Duda Balje, kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU). Ajo tha se presin që drejtësia do të vihet në vend, duke paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.

 “Na tash kemi dorëzuar në PZAP, për gjëra që kemi të drejtë, në emër të komunitet boshnjak dhe komunitetet tera, jemi duke pritur rezultatet dhe jemi të sigurt që drejtësia do të shkojë në vend. Ne do shkojmë deri në Gjykatën Supreme, kur kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar për partinë boshnjake”, tha ajo.

Veton Berisha, ka thënë se kanë fakte të mëdha që votat janë manipuluar nga Lista Serbe.

“Sot jemi duke kryer obligimin tonë ligjor, kemi dorëzuar ankesën e pesë partive, unë në krye të partisë liberale, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore, dhe jemi duke ankimu iniciativën rome që pretendojmë që ka marrë vota nga ne. Dy të zgjedhurit nga lista janë të zgjedhur nga komuniteti serb dhe me këtë rast kemi fakte të dorëzuara në PZAP, dhe jemi të bindur që do parandalohet një e keqe më e madhe e Kosovës”, deklaroi Berisha.

Ish-deputeti Fitim Draka, tha se komunitetet joserbe janë të dëmtuara nga ky proces zgjedhor nga manipulimi i votave.

“Ne sot ushtruam obligimin tonë dhe të drejtën tonë kushtetuese që të ankohemi, sepse kemi konstatuar të gjitha subjektet politike që jemi të dëmtuar në këtë proces sepse është shkelur vota e qytetarit. Besojmë që kjo kërkesë e jona nuk do has në vesh të shurdhër dhe drejtësia do bie në vend”, tha ai.

Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku subjekti fitues doli Vetëvendosje me 49.95% të votave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjatë fushatës zgjedhore u shqiptuan 20 gjoba ndaj partive politike, dhjetë prej tyre u paguan

Publikuar

nga

Gjatë fushatës zgjedhore janë shqiptuar 20 gjoba ndaj partive politike për organizimin e tubimeve zgjedhore. Prej tyre dhjetë janë paguar, dhe dhjetë të tjera jo.

Kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka shkruar në Facebook se nga partitë politike, Vetëvendosje ka paguar gjashtë gjoba, tri Partia Demokratike e Kosovës, dhe një gjobë Aleanca Kosova e Re.

Ndërkaq njofton se të papaguara ka Lidhja Demokratike e Kosovës pesë gjoba, tri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosje një gjobë dhe NISMA një gjobë.

“Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.ASKUSH MBI LIGJIN!”, shkroi mes tjerash Tahiri në Facebook./UBTNews

Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por…

Posted by Adonis Tahiri on Thursday, March 4, 2021

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vjosa Osmani më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit

Publikuar

nga

Kandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Osmani ka marrë gjithsej 300 mijë e 788 vota.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt 2021./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara