Kronikë e zezë

​E sulmoi bashkëshorten, arrestohet burri

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar të martën një person për dhunë në familje. Në komunikatë për media bëhet e ditur se Policia rreth orës 16:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Dubravë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.N. (M/K) i moshës 55 vjeç, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij S.H. (F/K) e moshës 48 vjeç, ndërsa lëndime trupore pëson edhe vet M.N. nga djali i tij D.N. (M/K) i moshës 22 vjeç”, thuhet në komunikatë.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit i dyshuari M.N. dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N. lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor për procedura të mëtejme hetimore.

Lajmet

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Published

on

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Published

on

Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka kryer një bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar 43 vjeçar, A.S.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri – pistoleta dhe 67 fishekë dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vritet biznesmeni i njohur në Shqipëri

Published

on

Ka humbur jetën tragjikisht biznesmeni E.M, pas disa të shtënave me armë zjarri dje në Elbasan.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë, ku sipas burimeve viktima humbi jetën pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Të kërkuara