Kronikë e zezë

​Dy të arrestuar për posedim të substancave narkotike

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Published

on

Në kuadër të zbatimit të planit operacionale “Goditja 2023’’, njësiti për reagim të shpejtë ne bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve në Gjilan, mbrëmë kanë ndalur për kontrolle rutinore një automjet.

Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram.

Sipas Policisë, gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’’.

Kronikë e zezë

Ferizaj: Zjarr në një kompani dëmton edhe tri shtëpi

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Ferizaj një zjarr i shpërthyer në një kompani ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke prekur edhe tri shtëpi të familjarëve të pronarit.

Sipas raportit policor, përveç dëmeve në lokal, flaka është përhapur duke shkaktuar dëme edhe në objektet përreth.

Pronari ka deklaruar se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Nën dyshimin për sulm seksual, arrestohet një person në Podujevë

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona për dhunë në familje, disa raste të tjera nën hetim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara gjatë 1 qershorit, ku dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, një burrë dhe një grua janë intervistuar nga policia pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar njëri-tjetrin. Pas procedurave hetimore, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër në Prishtinë, policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje ndaj një viktime mashkull. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një arrestim tjetër është kryer edhe në Han të Elezit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Pejë është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën ndaj një gruaje. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në koordinim me prokuroritë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Parandalohet kontrabandimi me mallra në Viti, sekuestrohen rreth 300 kg duhan

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht njësia Task Forca – Drejtoria Rajonale Kufitare Jug, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në komunën e Vitisë, sipas raportit zyrtar të datës 31 maj 2026.

Pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar ishin strehur mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes rrugëve ilegale, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.

Gjatë kontrollit të objektit, pas marrjes së autorizimit verbal nga prokurori kompetent, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar, në peshë rreth 300 kilogramë, i gatshëm për treg.

Sipas vlerësimeve, vlera e mallrave të sekuestruara arrin rreth 6 mijë euro, ndërsa shmangia nga obligimet doganore dhe akciza llogaritet rreth 12 mijë euro.

Pas përfundimit të procedurave të para hetimore, mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim të mëtejmë ligjor.

Continue Reading

Të kërkuara