Sport

​Dy disiplina të reja në Federatën Aeronautike të Kosovës

Published

on

Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) në bashkëpunim me klubin Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, zhvilluan për herë të parë javën Aeronautike të Kosovës, ku gjetën përkrahje edhe nga komuna e Obiliqit.

Ngjarja u zhvillua në qytetin e Obiliqit, ku cilësohet si mundësi shumë e mirë për rininë tonë që të ndjek ëndrrat e tyre, dhe u inkuadruan edhe dy disiplina të reja në FAK.

Kryetari i klubit aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, Fanol Shala, ka hulumtuar se si zhvillohen këto gara në vendet e tjera, që në të ardhmen edhe pilotët kosovar të dronëve të jenë pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Disiplina e parë që u inkuadrua ishte ajo me dronë garues, ndërsa disiplina tjetër ishte ajo me paramotorë.

Dronët garues porositen veçanërisht për gara, ku shpejtësia e tyre arrin në 175 km/h, dhe jep mundësinë që të pilotët të manovrojnë në mënyra të ndryshme, duke i argëtuar edhe shikuesit. Kjo disiplinë nxori tre vendet e para:1.Haris Mustafa2.Ersan Ismajli 3.Aulon Qerreti

Disiplina tjetër ishte ajo me paramotorë, e cila u zhvillua në stadiumin “Agron Ram” në qytetin e Obiliqit. Paramotorët janë pajisje motorike që mundësojnë fluturimin edhe në vendet e rrafshëta, pa pasur nevojë që të ketë kodrinë afër. Në këtë disiplinë u zhvillua vetëm një raund, dhe këta janë tri vendet e para:1.Hizdri Gubetini2.Fanol Shala3.Haris Mustafa

Në serinë e dytë të kampionatit kombëtar për paramotor, gara e radhës do të zhvillohet në Gjirokastër, ku edhe do të plotësohet rezultati i fituesve.

Po ashtu, gjatë vikendit në kodrën e Goleshit u zhvillua seria e dytë dhe edicioni i 10 i kampionatit kombëtar shqiptar, dhe këto ishin tre vendet e para.1.Migjen Shala2.Fanol Shala3.Silian Zani

Në fund të garave, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku në të njëjtën kohë kjo ngjarje u bë nga më të rëndësishmet në Kosovë.

Continue Reading

Sport

Lista e pagave në MLS për vitin 2026: Messi mbetet i paarritshëm, ja sa fitojnë yjet tjerë

Published

on

By

Major League Soccer (MLS) ka publikuar listën zyrtare të dhjetë futbollistëve më të paguar për sezonin 2026. Siç pritej, lista kryesohet bindshëm nga ylli argjentinas Lionel Messi, por ka edhe emra të rinj që kanë hyrë në “top-listën” e milionerëve të futbollit amerikan.

Dominimi i Messit dhe ndjekësit e tij Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, mbetet lojtari më i paguar në historinë e ligës me një pagë prej 28.3 milionë dollarësh. Diferenca me ndjekësit është e jashtëzakonshme; në vendin e dytë renditet jug-koreani Son Heung-min, i cili përfiton 11.2 milionë dollarë, i ndjekur nga kampioni i botës Rodrigo De Paul me 9.7 milionë.

Përveç emrave të njohur si Emil Forsberg e Riqui Puig, dhjetëshen e mbyll Hany Mukhtar me një pagë prej 5.4 milionë dollarësh në sezon.

 1.Lionel Messi – 28.3 milionë dollarë

2.Son Heung-min – 11.2 milionë dollarë

3.Rodrigo De Paul – 9.7 milion dollarë

4.Hirving Lozano – 9.3 milionë dollarë

5.Miguel Almiron – 7.9 milionë dollarë

6.Emil Forsberg – 6 milionë dollarë

7.Sam Surridge – 5.9 milionë dollarë

8.Riqui Puig – 5.8 milionë dollarë

9.Jonathan Bamba – 5.6 milionë dollarë

10.Hany Mukthar – 5.4 milionë dollarë

 

 

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga: Sulmuesi kosovar kërcënon fronin e Mbappé

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll. Pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse me fanellën e Mallorcës, prizrenasi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 35-të në La Liga, të përzgjedhur nga faqja e specializuar e statistikave, Sofascore.

Muriqi u vlerësua me notën e lartë 8.2 pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Villarrealit, duke u rreshtuar në qendër të sulmit në ekipin ideal të javës. Përfshirja e tij në këtë formacion vjen si dëshmi e formës jetësore që po kalon, ku deri më tani ka shënuar plot 22 gola këtë sezon. Ky rekord e rendit atë si golashënuesin e dytë më të mirë në kampionat, duke qenë vetëm dy gola pas yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili kryeson me 24 realizime.

Në këtë formacion, Muriqi ka në krah edhe bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Zito Luvumbo. Mesfusha e javës dominohet nga emra si Victor Garcia, Alex Baena, Pablo Martinez dhe Antony, ndërsa vlerësimin më të lartë të xhiros e mori portieri Arnau Tenas me notën 8.9.

Renditja e sulmuesit kosovar në majat e futbollit spanjoll konfirmon rëndësinë e tij absolute për Mallorcën, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të referimit në repartin ofensiv të La Ligës për këtë edicion.

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova konfirmon miqësoret e radhës: Ndeshje me Çekinë në Pragë dhe me Andorrën në Prishtinë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore gjatë muajve maj dhe qershor, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare. Përzgjedhësi dhe ekipi do të kenë mundësinë të testojnë formën e lojtarëve kundër dy kundërshtarëve me stile të ndryshme loje.

Sfida e parë do të luhet në udhëtim më 31 maj 2026, ku Kosova do të përballet me Çekinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, një impiant i njohur që pritet të dhurojë një atmosferë të fortë për futbollistët tanë.

Pas duelit në Pragë, përfaqësuesja do të kthehet në Prishtinë për ndeshjen e dytë. Më 7 qershor 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Andorrës. Ky takim u shërben tifozëve vendas për të parë nga afër ekipin kombëtar dhe lojtarëve për të konsoliduar strategjitë e tyre përpara ndeshjeve kualifikuese.

Këto dy miqësore shihen si një mundësi e mirë për të provuar emra të rinj dhe për të rritur kohezionin e grupit para nisjes së ciklit të ri garues.

Continue Reading

Sport

Rashica kërkohet nga Bashakshehiri: Detajet e ofertës turke

Published

on

By

Trajneri i Bashakshehirit, Nuri Shahin, e ka vendosur yllin dardan në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar, duke kërkuar me ngulm transferimin e tij për të përforcuar repartin ofensiv.

Për të realizuar këtë operacion, klubi i Bashakshehirit është i gatshëm të paguajë një shifër prej 3.5 milionë eurosh, ndërsa raportohet se Beshiktashi tashmë ka dhënë pëlqimin e parë për këtë ofertë.

Edhe pse 29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, ai nuk duket se bën pjesë në planet e “Shqiponjave të Zeza” për sezonin e ardhshëm, gjë që e bën kalimin e tij te Bashakshehiri mjaft të mundshëm.

Negociatat zyrtare mes klubeve pritet të nisin shumë shpejt, teksa Bashakshehiri, që aktualisht mban vendin e gjashtë në kampionat, synon të shfrytëzojë kualitetet e Rashicës për t’u rivalizuar me kreun e tabelës, ku Beshiktashi pozicionohet momentalisht në vendin e katërt.

Continue Reading

Të kërkuara