Sport

​Donjeta Sadiku mbetet jashtë Botërorit të boksit, zbulohen kushtet që i vendosi India

Asaj iu kushtëzua pjesëmarrja në Kampionat.

Published

on

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë.

Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.

Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.

Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë.

Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe njëherit mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.

Sport

Gjakova dhe Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos

Published

on

By

Pas suksesit madhështor të Distria Krasniqit, e cila një ditë më parë u shpall kampione e Evropës, sot vëmendja e sportit kosovar është sërish në Podgoricë, ku Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të zbresin në tatami për të përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos.

Të dy xhudistët janë në formë të mirë dhe parashikimet janë premtuese – pritjet janë që të sjellin edhe ata medalje për Kosovën, duke vazhduar traditën e artë të këtij sporti që tashmë është bërë krenaria kombëtare.

Nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka, xhudoja kosovare ka kthyer në zakon sukseset në arenën ndërkombëtare, dhe ky kampionat duket se po vulos një tjetër kapitull të ndritur për ekipin tonë.

Continue Reading

Rajoni

​Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Shqiptar

Published

on

By

Fidel Ylli është rizgjedhur Presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) edhe për 4 vitet e ardhshme. Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Ylli ka marr besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat.

Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për zv Presidentin e Komitetit Olimpik. Erli Pellumbi mori besimin nga asambleja dhe u ri zgjodh si zv President i Komitetit Olimpik.

Asambleja votoi dhe për Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.

Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.

Continue Reading

Sport

Marcus Rashford ‘nuk dëshiron’ të luajë sërish nën drejtimin e Ruben Amorimit

Published

on

Sipas BBC, Marcus Rashford nuk pritet të luajë përsëri për Manchester United, ndërsa Ruben Amorim mbetet në krye. 

27-vjeçari, aktualisht i huazuar në Aston Villa , ka rizbuluar formën me katër gola që nga transferimi i tij në shkurt – duke përfshirë një në humbjen e fundit 2-1 ndaj Manchester City.

Megjithatë, pavarësisht se ka kontratë me Man United deri në vitin 2028, marrëdhënia e Rashford me Amorim duket e tensionuar.

Edhe pse Rashford besohet të jetë i hapur për një rikthim në “Old Trafford”, ai nuk dëshiron të luajë nën drejtimin e Ruben Amorim.

Amorim e përjashtoi Rashfordin nga skuadra në dhjetor dhe nuk e ka përzgjedhur atë në skuadrën e ndeshjes, përveçse e emëroi atë një zëvendësues të papërdorur në humbjen ndaj Newcastle.

Continue Reading

Sport

Mbrëmje vendimtare në “Fadil Vokrri”: Prishtina në kërkim të biletës për finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Emocione të mëdha priten sonte në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dritën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis në orën 20:00 – një përballje që pritet të vendosë se cila skuadër do ta shohë veten në finalen e madhe.

Të përzgjedhurit e Arsim Thaqit vijnë me një epërsi të lehtë, por të vlefshme, falë fitores minimale 0:1 në ndeshjen e parë në Gjilan.

Heroi i asaj sfide ishte Ardian Muja, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 6-të, duke i dhënë Prishtinës avantazhin e parë drejt trofeut.

Tani, me mbështetjen e publikut vendas dhe me një këmbë në finalen e ëndërruar, bardhekaltrit do të kërkojnë të mbyllin llogaritë me Dritën dhe të shkruajnë një tjetër faqe suksesi në këtë sezon.

Do të jetë një natë që premton tension, spektakël dhe ndoshta – një vend në histori.

Continue Reading

Të kërkuara