Sport

​Donjeta Sadiku lufton sot për titullin e kampiones ballkanike

Sadiku duhet ta mposht në ring boksieren nga Ukraina, Dovgal Tetiana.

Published

on

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do të luftojë sot në finale të Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Albena të Hungarisë.

Për ta arritur këtë objektiv të madh, Sadiku duhet ta mposht në ring boksieren nga Ukraina, Dovgal Tetiana.

Kosova deri më tani ka siguruar katër medalje të bronzta nga Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Patriot Behrami dhe Taulant Jakupi.

Sport

​Dardanët vazhdojnë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër Armenisë dhe Komoreve.

Në seancën e sotme kanë munguar mbrojtësi Ismajl Beka dhe portierit Amir Saipi. Beka ka pësuar një lëndim të lehtë në seancën e parë stërvitore, prandaj sot ka punuar individualisht me rekomandimin e stafit mjekësor të ekipit kmbëtar, ndërsa portieri Amir Saipi nuk ka stërvitur për shkaqe shëndetësore.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë punuar me ekipin në filozofinë e lojës që synohet në këto dy miqësore. Ndërkohë, për vizitë te Kombëtarja ka qëndruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili u ka dëshiruar mirëseardhje prurjeve të reja dhe i ka inkurajuar të gjithë futbollistët të japin më të mirën në këto dy ndeshje.

E prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës, mesfushorët Bledian Krasniqi dhe Florian Haxha, pas stërvitjes u shprehën të lumtur për ftesën e parë nga Kosova dhe tejet të motivuar për ndeshjet e radhës:

“Në ekip më kanë pritur shumë mirë dhe jam krenar që jam i përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën. Stërvitja ka qenë shumë e mirë dhe besoj se në këto dy ndeshje do të paraqitemi mirë dhe do të kemi rezultate pozitive”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Haxha u shpreh: “Fillimisht, jam shumë i lumtur për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Tashmë kemi përfunduar stërvitjen e dytë, e cila ishte shumë intensive dhe besoj se nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen kundër Armenisë. Si për mua, ashtu edhe për ekipin, është shumë e rëndësishme që t’i marrim seriozisht këto ndeshje dhe të fitojmë, sepse janë përgatitje për kualifikimet e Botërorit”.

Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor. Të dyja këto ndeshje do të fillojnë në orën 19:00 dhe do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këto dy miqësore, Kosova synon të përgatitet për ciklin kualifikues të Botërorit, i cili do të fillojë në muajin shtator, teksa Dardanët garojnë në Grupin B, me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. KosovaPress

Continue Reading

Sport

Me një finale të fortë përmbyllet WTT Youth Contender Prishtina 2025

Published

on

Për katër ditë me radhë, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u shndërrua në epiqendër të pingpongut botëror, duke mirëpritur sportistë nga e gjithë bota në garat prestigjioze WTT Youth Contender Prishtina 2025.

Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse ishin figura të rëndësishme të sportit në vend, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi, dhe Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, z. Kushtrim Mushica të cilët ndanë çmime për finalistët dhe kampionët.

Garat e zhvilluara sollën përballje të forta, emocione të veçanta e momente të paharrueshme për sportdashësit dhe pjesëmarrësit. Dje u shpallën fituesit në tri kategori: U11, U15 dhe U19.

Kategoria U11

Në këtë kategori dominuan sportistët nga Katari, duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2. Racha Loghraibi zhvilloi një përballje emocionuese me greken Kleio Madesi, e cila ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të përmbyste rezultatin. Për Rabeah Al-Kuwari, kjo finale kishte domethënie të veçantë pas përpjekjesh të shumta për të arritur një trofe, më në fund arriti të mposhtë Taavi Samaraweeran nga Sri Lanka dhe të sigurojë fitoren e tij të parë në karrierë.

Kategoria U15

Dhuroi spektakël të vërtetë në të dyja konkurrencat, te femrat, u përballën dy lojtare nga Taipei – Lin Wan-Rong fitoi bindshëm 3:0 ndaj Ll Jen Yueh.

Ndërsa te meshkujt, Malik Severinsen nga Danimarka mposhti po ashtu me rezultat të pastër 3:0 gjermanin Jeffrey Wei.

Kategoria U19

Në këtë kategori dominoi Republika e Koresë. Te meshkujt, Kwon Hyuk shënoi një fitore të sigurt 3:0 ndaj italianit Danilo Faso. Te femrat, Yoo Yerin triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Syndrela Das nga India. Edhe sportistët treguan paraqitje të denja e përkushtim, ndonëse nuk arritën të sigurojnë ndonjë çmim.

Garat vazhdojnë me kategorinë Feeder që nis nga data 3 deri më 7 qershor 2025, ku priten edhe më shumë emocione dhe përballje të nivelit të lartë.

Continue Reading

Sport

Al Nassr deklarohet për çështjen e kontratës së Cristiano Ronaldos

Published

on

Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr është deklaruar sa i përket çështjes së kontratës së Cristiano Ronaldos.

Yllit portugez do t’i skadojë kontrata me klubin nga Saudi Pro League shumë shpejt dhe ende nuk ka asgjë konkrete rreth vazhdimit, përpos që përmenden shuma stratosferike.

“CR7” në statusin e fundit la të kuptohet që do të largohet nga Al Nassr me një postim që dukej të ishte i lamtumirës, por që klubi saudit po shpreson ende.

“Jemi në kontakt për ta rinovuar kontratën e Cristiano Ronaldos dhe ne me të vërtetë shpresojmë që ai të vazhdojë me ne këtu në Al Nassr.”

“Prezenca e Ronaldos që në fillim është projekt kombëtar. ‘CR7’ është një fenomen i madh në historinë e futbollit, ai e ndihmoi Ligën Saudite të rritet.”

“Çdo ditë në media shfaqet një klub i ri i interesuar për Ronaldon, por ne shpresojmë që ai të qëndrojë këtu.”

Sot, tifozët e Real Madridit përmes një baneri të shfaqur, kërkuan nga Florentino Perez ta rikthejë në skuadër 40 vjeçarin, të paktën për Botërorin e Klubeve, i cili do të mbahet nga 15 qershori deri më 13 korrik.

Continue Reading

Sport

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Published

on

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja e skuadrës së Contes, që pësoi 27 gola në 38 ndeshje të luajtura në kampionat.

Shifra të rëndësishme, Napoli u shpall mbrojtja më e mirë në kampionatin italian dhe në Evropë dhe faqja zyrtare e Serie A donte ta festonte me një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në foto shfaqen vetëm lojtarët titullarë, nga Meret te Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno dhe Olivera, pa futur në lojë lojtarët e tjerë.

Continue Reading

Të kërkuara