Lajmet

​Do të formohen dy komisione hetimore për energjinë, deklarohen Tahiri e Gashi

Arrihet pajtueshmëri për formimin e komisioneve hetimore.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se pas një beteje të gjatë grupet parlamentare janë dakorduar që të procedojnë në Kuvendin e Kosovës themelimin e dy komisioneve hetimore, atë të kërkuar nga opozita, por ashtu edhe atë nga pozita.

Hedhja në votim e këtyre dy komisioneve do të bëhet në vazhdimin e seancës. Tahiri tha se nuk ka pasur asgjë kundër komisionit hetimor të propozuar nga LVV dhe nuk janë kundër asnjë hetimor. Sipas tij kjo është dashur të ndodhte më herët dhe nuk ka pasur nevojë për debat.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi konfirmoi pajtueshmërinë për krijimin e dy komisioneve hetimore për energjinë. Derisa u shpreh se sjelljes së papërgjegjshme i ka ardhur fundi dhe se Kuvendit po i kthehet normalitetit.

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” fillojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot grevën duke u mbledhur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Kjo për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja, për shkak të mos-shlyerjes së obligimeve nga Komuna.

Sindikata njoftoi se rreth 300 punëtorë dhe të punësuar janë pjesë e grevës paqësore, me rreth 20 kamionë të parkuar në mënyrë që të mos bllokohen rrugët emergjente.

“Pastrimi” ka ndalur shërbimin e grumbullimit të mbeturinave për shkak të një borxhi prej 2.7 milionë eurosh që pretendon se Komuna nuk ka paguar.

Komuna ka mohuar ekzistencën e këtij borxhi dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh. Ndërkohë, qyteti është mbushur me mbeturina dhe ka shqetësime për rreziqe shëndetësore. Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar situatën.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon presidenten e Zvicrës: Po e shkruajmë bashkë kapitullin e ri

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit tonë ka falënderuar për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin presidenten zvicerane Karin Keller-Sutter.

Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë

Published

on

By

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.

Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.

Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.

Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.

Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.

Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Mattheë Laëson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës./REL/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.

Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që Presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.

Në takim me Presidenten Osmani janë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Qemajl Aliu, kryetari i Komunës së Shtimes.

Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.

Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.

Continue Reading

Të kërkuara