Lajmet

​Ditë zie në Shqipëri

Kjo në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian.

Publikuar

Qeveria shqiptare ka vendosur që sot (e hënë) të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë.

Ministrja Olta Xhaçka ka shkruar se ulja e flamurit kombëtar në gjysmështizë dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë.

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Microsoft do të investojë 1.7 miliard dollarë për AI në Indonezi

Publikuar

nga

Microsoft ka njoftuar rreth planeve për të investuar 1.7 miliard dollarë në shërbimet e inteligjencës artificiale në Indonezi.

CEO i Microsoftit, Satya Nadella, njoftoi se gjiganti i teknologjisë do të trajnojë 840 mijë njerëz në Indonezi në përdorimin e AI-së dhe do të ofrojë mbështetje për zhvilluesit e teknologjisë në vend.

“Kjo gjeneratë e re e inteligjencës artificiale po riformulon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë kudo, duke përfshirë edhe Indonezinë. Investimet që po i njoftojmë sot – që përfshijnë infrastrukturën dixhitale, aftësitë dhe mbështetjen për zhvilluesit – do ta ndihmojnë Indonezinë të lulëzojë në këtë epokë të re”, tha ai.

Sipas tij, investimi i Microsoftit do të sjellë infrastrukturën më të fundit dhe më të madhe të AI-së në Indonezi./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së, masat duhet të largohen

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se masat e BE-së ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim. Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian, teksa shtoi se masat duhet të largohen.

Kështu u shpreh shefi i ekzekutivit në mbledhjen e Këshillit Ministrave për Integrim Evropian ku u theksuan reformat kyçe të programit kombëtar për integrim evropian.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është kthyer në agjendë.

“Anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi mijëra pyetjeve nga Komisioni Evropian. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike. Mobilizimi për të kapur hapin, ka bërë qe shumë reforma të përmbyllim. Nga 1 janari qytetarët tanë po lëvizin lirshëm në zonën shengen. Kemi zbatuar dyfishin e reformave të planifikuara”, deklaroi Kurti.

Kurti përsëriti se masat nga BE duhet të largohen.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, deklaroi ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se programi kombëtar i integrimeve evropiane është dokument strategjik.

“Këto reforma ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​25 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Publikuar

nga

Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilë u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara