Një lajm tronditës ka ardhur nga Senegali për ekipin e Lazios, pasi lojtari i këtij ekipi, Boulaye Dia, është prekur nga malaria gjatë grumbullimit me kombëtaren e Senegalit.
Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) ka konfirmuar lajmin dhe ka publikuar një komunikatë zyrtare për mediat, ku bëhet me dije se Dia ka zhvilluar një atak të malaries ditën e nisjes për në Bamako, ku Senegali do të luante ndeshjen e radhës. Për shkak të kësaj, ai ka qëndruar në Dakar për të vazhduar trajtimin mjekësor.
Në njoftimin e FSF-së thuhet:
“FSF informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara nuk janë në dispozicion për ndeshjen. Boulaye Dia pati një atak të malaries ditën e nisjes për në Bamako dhe për këtë arsye, ai qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin”.
Për momentin, Boulaye Dia është i izoluar dhe do të qëndrojë në spital deri sa të kalojë plotësisht sëmundjen, ndërsa pritet që të mos lëvizë përkohësisht nga spitali deri në rikuperimin e tij të plotë.
Në lidhje me Lamine Camara, i cili gjithashtu është pjesë e grumbullimit të Senegalit, mjekët e kombëtares kanë konfirmuar se ai ka ndjerë dhimbje në aduktore gjatë dy seancave të fundit stërvitore. Stafi mjekësor po monitoron nga afër gjendjen e tij dhe po vlerësohet mundësia që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.
Një ngjarje e papritur për lojtarët dhe ekipin kombëtar, teksa dy lojtarët do të jenë jashtë fushës për disa kohë për shkak të problemeve shëndetësore.