Sport

​Disa fansa të Liverpoolit bëjnë histori

Published

on

Disa persona nga Nepali, që janë pjesë të grupit zyrtarë të fansave të Liverpool-it kanë hyrë në histori, pasi që kanë ngjitur pikën e dytë më të lartë në botë K2 që ka 8.611 metra lartësi mbidetare.

Ky grup është i pari në histori që ka ngjitur K2 në stinën e dimrit, duke e bërë ekspeditën akoma më të vështirë, pasi që konsiderohet të jetë terren më i vështirë se pika më e lartë në botë Mount Everest.

Vlen të përmendet që këta fansa kishin sjellë me vete një fanellë të Liverpool-it së bashku me dy flamuj të shtetit të tyre, Nepalit, për të treguar dashurinë dhe përkrahjen që kanë ndaj gjigantit anglez.

Sport

Dani Ceballos mund të largohet nga Real Madrid këtë verë

Published

on

By

Mesfushori Dani Ceballos ka lënë të hapur mundësinë e një largimi nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror. Pas paraqitjes së shkurtër në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Oviedos, Ceballos publikoi në Instagram një foto me mbishkrimin “Last dance” (Vallja e fundit) dhe një emoji falënderimi, që shihet si një sinjal i qartë për ndarje të afërt nga klubi.

29-vjeçari po konsideron ndryshimin e destinacionit, teksa ka marrë oferta nga skuadra që garojnë në Ligën e Kampionëve. Me Xabi Alonson në krye të stolit të Realit, Ceballos ka humbur rëndësinë në hierarkinë e mesfushës, duke u renditur i gjashti në këtë repart, përkrah edhe lojtarëve të dëmtuar si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga.

Trajneri ka preferuar të aktivizojë Aurelien Tchouamenin dhe Federico Valverden, ndërsa Arda Güler është përshtatur në rolin e mesfushorit qendror, duke shtuar konkurrencën për vendin e Ceballos. Kjo e vështirëson shumë mundësinë për të siguruar minuta të rregullta në formacionin titullar.

Në fitore 3-0 ndaj Oviedos, Ceballos u aktivizua vetëm në minutën e 86-të, ndërsa në ndeshjen me Osasunën nuk u përfshi në planet kryesore, pavarësisht dëshirës për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij.

Ceballos ishte i vetëdijshëm se për të fituar një rol të rëndësishëm në Real Madrid dhe për të bindur përzgjedhësin e Spanjës, Luis de la Fuente, për një vend në Botërorin 2026, duhet të kishte më shumë minuta në fushë. Nëse nuk gjen një klub ku të luajë rregullisht, ëndrra e tij për Botërorin rrezikon të ngecë.

Continue Reading

Sport

Kristjan Asllani zyrtarisht lojtar i Torinos

Published

on

By

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është bërë pjesë e Torinos, pas një marrëveshjeje huazimi nga Interi. Huazimi është bërë me një pagesë prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa Torino ka të drejtën e blerjes së tij për 12 milionë euro.

Pas përfundimit të vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, që do ta lidhë me klubin nga dita e enjte, zyrtarizimi i Asllanit nga Torino u shty për shkak të disa vonesave burokratike mes klubeve. Interi vonoi dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në Torino, duke bërë që mesfushori të mos mund të grumbullohej për ndeshjen kundër ish-ekipit të tij.

Asllani është përforcimi i shtatë i Torinos në këtë merkato verore, duke iu bashkuar blerjeve të tjera si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.

Mesfushori i lindur në vitin 2002, u transferua te Interi në korrik të 2022-ës, ku në tre sezone luajti 99 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe dhënë pesë asistime. Ai ka fituar gjatë karrierës së tij edhe një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa italiane.

Continue Reading

Sport

Trajneri i Lille flet për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Published

on

By

Pas fitores së Lille ndaj Monacos, trajneri Bruno Genesio u pyet për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova. E ardhmja e 26-vjeçarit ka qenë objekt diskutimesh gjatë afatit kalimtar veror, me spekulime për qëndrimin e tij në Lille ose një transferim në klub tjetër.

Juventusi kishte shfaqur interes konkret për Zhegrovën, por presidenti i Lille, Olivier Letang, konfirmoi se nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe shpreson që sulmuesi të qëndrojë në klub edhe për këtë sezon.

Megjithatë, Genesio tregoi më pak siguri për vazhdimësinë e lojtarit: “Ai është aktualisht me ne, por do të shohim nëse do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur për një periudhë të gjatë.”

Trajneri shtoi se Zhegrova ka patur një lodhje të lehtë muskulore që u shfaq para ndeshjes së fundit.

Javën e ardhshme, Lille do të luajë kundër Lorient dhe mbetet të shihet nëse Zhegrova do të marrë minuta në fushë.

Continue Reading

Sport

Milani rikthen interesin për Rasmus Hojlund pas dështimit të Boniface

Published

on

By

Kalimi i sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund, te Milani mund të kthehet në skenë, pas anulimit të transferimit të Victor Boniface nga Bayer Leverkusen në “San Siro”.

Boniface nuk kaloi testin mjekësor te Milani dhe pritet të rikthehet te Leverkuseni, duke anuluar marrëveshjen që parashikonte huazimin e tij me një tarifë prej 5 milionë eurosh dhe një klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Ky zhvillim i jep mundësi Milanit të rihapë negociatat për Hojlund, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, dhe është përfolur gjerësisht për një largim nga “Old Trafford”.

Në të njëjtën kohë, Napoli po konsideron huazimin e sulmuesit danez për të forcuar repartin ofensiv, pas dëmtimit të Romelu Lukakut në kofshë në fillim të sezonit.

Tani mbetet të shihet nëse Milani do të paraqesë një ofertë zyrtare për Hojlund dhe do të rivalizojë me Napolin për shërbimet e tij.

Continue Reading

Të kërkuara