Kronikë e zezë

​Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tri të dyshuarat

Para pak çastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarit në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes “Orenda” në Pejë. Kështu ka bërë për ditur njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak çastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.

“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak çastesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dysharave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerrë aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

Prokurori Juniku tregon se njëra nga të arrestuarat ngarkohet me veprën penale sulm ndërsa të tjera për bashkëkryerje të veprës penale.

“Tri të pandehurat ngarkohen për veprën penale të sulmit nga neni 184 paragrafi tre i Kodit Penal dhe veprën bashkëkryerje e veprës penale”, tha ai.

Sipas Junikut, Prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin.

“Ne konsiderojmë që deri në këtë fazë kemi prova të mjaftueshme për të mbështetur fillimisht dyshimin e arsyeshëm, ashtu që pas përfundimit të hetimit do ta kemi edhe dyshim mirë të bazuar që mund të vëmë në zbatim funksionin e ndjekjes, respektivisht në ngrisim aktakuzën”, tha ai.

Prokurori Juniku po ashtu tregoi se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e personelit mjekësor të qendës “Orenda”, dhe të moshuarve që vazhdojnë të qëndrojnë aty.

“Ne kemi autorizuar policinë që të fillojnë me intervistimin edhe të personelit të asaj shtëpie, por edhe me pjesën e mbetur të banorëve, kemi të bëjmë me një rast qe ka kërkuar veprime të shpejta dhe pritet qe gjithsesi të përfundojë edhe deklarimi apo intervistimi i tyre”, theksoi ai.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara