Lajmet

​Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, opozita kritikon pozitën për punësime

Published

on

Ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit. Ndërsa, opozita ka kritikuar mazhorancën për mungesën e tyre në këtë mbledhje, si dhe për punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në vazhdimësi po shihet një degradim i institucioneve të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot dështoi që të mbahet një mbledhje e tillë. Pra ky koalicion i këtij 50 përqindshit të madh “krejt dhe drejt”, ka filluar që vërtet krejt t’i degradojë institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e shini mos arritjen e kuorumit, mos ardhjen e kryetarit të kuvendit në një kuvend që do të duhej me prioritet të madh të trajtojë shumë problematika dhe çështje që do të duhej të vinin edhe nga Qeveria e Kosovës, dështon në mënyrën më të keqe të mundshme”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, përveç shkarkimeve masive, nuk është parë asnjëherë një ndërmarrje më të madhe të punësimeve familjare dhe mbi baza partiake, duke shtuar se nuk i mohojnë keqpërdorimet e mundshme edhe në të kaluarën për të cilat i bëri thirrje drejtësisë që të trajtohen me prioritet

“Angazhimi më i madh i kësaj qeverie gjatë këtyre 100 ditëve ka qenë punësimi familjarë, ka qenë punësimi jo shumë i militantëve sa ka qenë punësimi familjarë të tyre, pra shohim një angazhim në punësimin e familjarëve. Edhe Kuvendin e kanë kthyer në shërbim të punësimeve familjare”, tha ai.

Tahiri i bëri thirrje prokurorisë që t’i hetojë abuzimet që janë duke u bërë nga kuvendi dhe në secilin institucion dhe ministri të Kosovës.

Kurse, Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo është një pasqyrë e keqe dhe një neglizhencë jomorale që dëmton proceset demokratike në Kosovë, pasi është një mazhorancë e konsoliduar dhe e cila në kohën kur do të duhej të tregonte diçka ka vetëm degradim dhe kapje. Ai njoftoi se sot në mbledhjen e kryesisë si LDK, do të kërkonin që të hyjë në rend dite debati parlamentar lidhur me veprimet e qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Nga ajo që e kemi parë, sigurisht ikja nga kjo kryesi është për shkak të kësaj teme, por sido që të jetë ne do ta procedojmë dhe do të kërkojmë që ky debat parlamentar të mbahet sa më shpejt, si nevojë imediate për të ruajtur partneritetin por mbi të gjitha për të vënë në pah të gjithë atë propagandë të egër e të ulët nga ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tash i shndërruar në kryeministër me mandat qytetarë, i cili nuk ka lënë gjë të zezë pa hedhur mbi takimin dhe marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa sot Kemi një pasqyrë tjetër mbi të gjitha edhe për Ujmanin por edhe për proceset tjera. Edhe për atë të njohjes me Izraelin. Dëshirojmë të dimë pozicionin e qartë, të saktë të Qeverisë së Kosovës, a janë partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo tentojnë atë që nuk do ta lejojë populli i Kosovës, as LDK, as shoqëria civile që Kosova të kthehet në një rrugë tjetër jo atë properëndimor”, ka thënë ai.

Përndryshe, kryesia në këtë mbledhje kishte paraparë të vendos për seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe kishte për shqyrtim raportin vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, si dhe raportin vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara