Sport

​Derbi mes Anglisë dhe Gjermanisë, formacionet zyrtare

Published

on

Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zbarkojnë Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Gjermanisë, me synimin e vetëm për të siguruar biletën drejt çerekfinales së Euro 2020.

“Tre Luanët” në fazën e grupeve përfunduan në pozitën e parë në tabelën e Grupit D, kurse Gjermania që gjendej në “Grupin e Vdekjes” me Francën, Portugalinë e Hungarinë, u pozicionua e dyta në Grupin F.

Deri tani, në këtë Kampionat Evropian, Anglia ka formë më të mirë se Gjermania, ku ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, krahas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje të gjermanëve.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Lukas Klostermann, kurse trajneri i Anglisë Garreth Southgate do të ketë të gjithë skuadrën të gatshme për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Saka, Kane, Sterling

Gjermania (3-4-2-1): Neuer; Rudiger, Ginter, Hummels; Gosens, Goretzka, Kroos, Kimmich; Werner, Mueller; Havertz

18:00 Anglia – Gjermania (Stadiumi Wembley-Londër)

Sport

​Tifozët e Romës të tërbuar me lojtarët

Published

on

By

Tifozët e Romës e mbështetën skuadrën gjatë një ndeshjes së Europa League kundër Union Saint-Gilloise, por i larguan lojtarët pas barazimit 1-1.

Roma e Ivan Juric është ende në krizë dhe lojtarët u detyruan të përballen sërish me zemërimin e tifozëve pas një tjetër barazimi zhgënjyes të Europa League të enjten.

Rreth 1,200 mbështetës të Romës udhëtuan për në Bruksel për ndeshjen evropiane të mesjavës. “Il Romanista” raporton se skuadrës nuk i ka munguar mbështetja gjatë 90 minutave.

Megjithatë, një tjetër rezultat zhgënjyes në fushë mërziti tifozët udhëtues, të cilët ‘fishkëllyen dhe ofenduan’ skuadrën kur lojtarët u futën nën sektorin e mysafirëve për t’i përshëndetur ata.

Tifozët i sugjeruan ekipit të largohej nga fusha, kështu që lojtarët u kthyen shpejt brenda tunelit.

Continue Reading

Sport

Europa League: Mbyllen 9 ndeshjet e para, rezultatet!

Published

on

Pasditen e sotme u zhvilluan nëntë ndeshje të para të raundit të 4-të të Europa League, duke sjellë emocione dhe rezultate të ndryshme për ekipet pjesëmarrëse. Në një mbrëmje të mbushur me gola dhe surpriza, disa ekipe shënuan fitore të rëndësishme, ndërsa të tjerët u mjaftuan me barazime.

Tottenham mposhtet në Stamboll, Frankfurt triumfon në shtëpi

Në Stamboll, Galatasaray siguroi një fitore të madhe ndaj Tottenhamit, duke bërë që vendasit të festojnë një nga sukseset më të rëndësishme të këtij sezoni. Ndërkohë, në Gjermani, Eintracht Frankfurt arriti të triumfojë përballë Slavia Pragës, duke marrë tre pikë të rëndësishme për fazën e mëtejshme të garave.

Bilbao mposht Ludogorets në transfertë

Athletic Bilbao shënoi një fitore të vlefshme jashtë fushe kundër Ludogorets, duke përforcuar pozitat e tij në renditjen e grupit. Ekipi spanjoll tregoi një lojë të organizuar dhe arriti të marrë tre pikët në një terren të vështirë.

Nuk munguan as barazimet

Në disa ndeshje të tjera, ekipet u ndanë me barazime, duke marrë nga një pikë secili dhe duke e lënë të hapur garën për kalimin në fazën e ardhshme.

Më poshtë është tabela me rezultatet e përfunduara të këtyre ndeshjeve të Europa League:

Këto rezultate kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në renditjen e grupeve, me disa skuadra që janë pranë sigurimit të kualifikimit, ndërsa të tjera do të vazhdojnë luftën për vendet kryesore në dy raundet e mbetura./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Silvinjo shpall sot listën e kuqezinjve për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën

Published

on

Sot, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të publikojë listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e dy përballjeve vendimtare për mbylljen e këtij viti në Ligën e Kombeve. Shqipëria do të presë Çekinë më 16 nëntor, ndërsa tri ditë më pas, më 19 nëntor, do të luajë kundër Ukrainës në shtëpi. Këto janë ndeshjet e fundit të grupit për këtë vit dhe përballjet pritet të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të kuqezinjve.

Adrion Pajaziti dhe Marash Kumbulla janë dy nga mungesat e sigurta për këto ndeshje. Pajaziti, mesfushori që debutoi në Kombëtare në tetor, ka pësuar një dëmtim që e ka lënë jashtë fushës me klubin e tij, ndërsa Kumbulla u detyrua të largohej nga fusha pas një dëmtimi në derbin mes Barcelonës dhe Espanjolit.

Një tjetër mungesë e mundshme është Rei Manaj, i cili pritet të mos jetë gati as për ndeshjen e fundjavës së klubit të tij, Sivaspor, ndaj Fenerbahçes. Manaj ka pësuar një dëmtim muskulor që vazhdon ta mbajë të larguar nga fushat.

Ndërkohë, vjen një lajm pozitiv për sulmin e Kombëtares. Indrit Tuci, sulmuesi i Spartës së Pragës, u aktivizua në Ligën e Kampionëve dhe është rikthyer në formë të plotë. Tuci pritet të zëvendësojë Mirlind Dakun, i cili do të mungojë në ndeshjen e parë kundër Çekisë për shkak të pezullimit.

Kapiteni Berat Gjimshiti gjithashtu do të rikthehet në mbrojtje, pas mungesës në shtator dhe tetor për shkak të një lëndimi. Gjimshiti pritet të sjellë përvojën e tij të çmuar në repartin mbrojtës, që përforcohet edhe më shumë me lojtarë si Ismajli, Ajeti dhe Mihaj.

Për pozicionet e sulmit, janë të konfirmuar Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Indrit Tuci dhe Taulant Seferi, duke bërë të pamundur grumbullimin e Kristian Shpendit. Megjithatë, trajneri Silvinjo njihet për befasitë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë përfshirjeje surprizë.

Në repartin e mesfushës pritet të thirren Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi dhe ndoshta Amir Abrashi. Ndërkohë, në krahët e sulmit do të mbështeten lojtarët si Jasir Asani, Nedim Bajrami, Lindon Selahi, Taulant Seferi dhe Ernest Muçi. Në mbrojtje, në të djathtë do të jetë një mes Ivan Balliut dhe Elseid Hysajt, ndërsa në të majtë Mario Mitaj do të ketë përkrahje nga një mes Andi Hadrojt dhe Naser Alijit.

Silvinjo do të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp sot në orën 11:00, ku pritet të japë më shumë detaje mbi listën dhe pritshmëritë për këto ndeshje të rëndësishme./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Sport

E bujshme, Deschamps ‘përjashton’ nga Franca Mbappenë!

Published

on

Kylian Mbappé nuk do të jetë pjesë e ekipit të Francës për ndeshjen kundër Italisë. Pasi mungoi në ndeshjen e tetorit, Didier Deschamps ka vendosur sërish të mos e ftojë kampionin e Real Madridit, i cili po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, për shkak të disa ngjarjeve jofutbollistike dhe paraqitjes së dobët me klubin spanjoll, që nuk ka arritur nivelin e pritshmërive.

Sipas raportimeve nga gazeta ‘L’Equipe’, kapiteni i Francës nuk do të jetë në listën që do të shpallet nga Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë. Ky vendim vjen pas një periudhe të tensionuar për Mbappé-n, i cili ka hasur në kritika të forta nga mediat dhe figura të njohura të futbollit.

Një ditë më parë, legjenda e futbollit Thierry Henry sulmoi ashpër paraqitjen e Mbappé-së, duke theksuar se: “Ekipi është i frustruar me të. E kuptoj, nuk është e lehtë, por ai duhet të mësojë të luajë si numri 9. Do të ishte më mirë për të, sepse nuk mund të shkojë më keq se kaq.” Henry gjithashtu akuzoi Mbappé-n për statikë dhe mungesë dinamizmi në fushë: “Pavarësisht se luan në krah, si numri 9 ose 10, ai duhet të jetë më aktiv. Madje edhe Rudiger bëri një vrapim në pjesën e parë. Ekipi tashmë po pyetet se si do ta balancojë Ancelotti ekipin e tij.”

Kjo situatë ka ngritur pyetje për të ardhmen e Mbappé-së me Francën dhe për mënyrën se si trajneri Deschamps do të menaxhojë të ardhmen e kapitenit të tij në ekipin kombëtar./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara