Lajmet

​Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

Ai ka thënë se bashkëndjejnë me familjet Gucati dhe Haradinaj.

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shqiptimit të dënimit me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale për ish-krerët e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. Ai ka thënë se bashkëndjejnë me familjet Gucati dhe Haradinaj.

“Në rrethana e krijuara sot, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale, bashkëndjejmë me familjet Gucati e Haradinaj. Drejtësisë i kemi besuar dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm.

Lajmet

​Kurti: Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së, masat duhet të largohen

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se masat e BE-së ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim. Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian, teksa shtoi se masat duhet të largohen.

Kështu u shpreh shefi i ekzekutivit në mbledhjen e Këshillit Ministrave për Integrim Evropian ku u theksuan reformat kyçe të programit kombëtar për integrim evropian.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është kthyer në agjendë.

“Anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi mijëra pyetjeve nga Komisioni Evropian. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike. Mobilizimi për të kapur hapin, ka bërë qe shumë reforma të përmbyllim. Nga 1 janari qytetarët tanë po lëvizin lirshëm në zonën shengen. Kemi zbatuar dyfishin e reformave të planifikuara”, deklaroi Kurti.

Kurti përsëriti se masat nga BE duhet të largohen.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, deklaroi ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se programi kombëtar i integrimeve evropiane është dokument strategjik.

“Këto reforma ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​25 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Publikuar

nga

Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilë u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​SHBA sanksionon 31 kompani me bazë në Kinë për shkak të Rusisë

Publikuar

nga

SHBA-ja ka sanksionuar 31 kompani kineze mes 200 objektivave të saj lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

“SHBA sanksionoi 31 kompani me bazë në PRC për ofrimin e teknologjive kritike për Rusinë për bazën e saj industriale të mbrojtjes”, tha Nicholas Burns, kryediplomati i Uashingtonit në Pekin, duke iu referuar Kinës me emrin e saj zyrtar.

“Ne thamë se do të vepronim nëse Kina nuk i ndalonte këto shitje”, shkroi ai në X.

Nisja e sanksioneve vjen disa ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një udhëtimi në Pekin paralajmëroi se Uashingtoni mund të vendosë sanksione ndaj subjekteve kineze për mbështetjen e tyre ndaj industrisë ruse të mbrojtjes. Departamenti i Shtetit tha të mërkurën se po caktonte disa entitete kineze “përgjegjëse për zhvillimin dhe furnizimin e hapësirës ajrore, prodhimit dhe pajisjeve teknologjike me përdorim të dyfishtë për subjektet me bazë në Rusi”.

“Në mënyrë të veçantë, këto emërtime synojnë prodhuesit dhe eksportuesit e artikujve kritikë për bazën e mbrojtjes-industriale të Rusisë, disa prej të cilëve kanë dërguar mallra në entitete të përcaktuara nga SHBA-ja në Rusi”, thuhet në një deklaratë. (AA)

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kuvendi mban dy seanca

Publikuar

nga

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen në dy seanca, atë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, si dhe seancën e rregullt në të cilën në rend dite janë paraparë të shqyrtohen 22 pika.

Seanca solemne nis në orën 10:00. Ndërsa seanca e rregullt plenare nis në orën 11:00, e ku janë paraparë të shqyrtohen projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, si dhe votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare

Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,
12. Votimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”,
13. Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
14. Votimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”,
15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,
18. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
20. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
21. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare, për vitin 2022,
22. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara