Lajmet

​Deliu-Kodra: Rasti i Martin Berishajt, një skandal i madh

Sipas saj, mazhoranca dëshiron t’ua mbyllë gojën mediave për të mos diskutuar për aferën e ambasadorit.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se skandali i ambasadorit, Martin Berishaj dhe rasti i Oliver Ivanoviqit do të bëjnë që të harrohen veprimet e qeverive të kaluara.

Sipas saj, mazhoranca dëshiron t’ua mbyllë gojën mediave për të mos diskutuar për aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Me atë që sot është duke ndodhur me Martin Berishaj, me atë që sot është duke ndodhur me rastin e Oliver Ivanoviqit kanë për t’u harruar ato që u përmendën nga zonja paraprake (rasti ‘Pronto’). Besoj që kemi me qenë të gjithë dëshmitarë të një skandali të madh për të parë se çka është gjendje të bëjë ky pushtet, jo vetëm për mediat, sot shikoni gazetarët që më shkruajnë që nuk flet kush me ne e sot një mazhorancë do me ia mbyll gojën medies e t’i thonë thënë ‘mos flisni për Martin Berishajn’ por t’i kthehemi atyre që përmendi Besnik Tahiri videove propagandistike që t’i shpërfaqim të metat e qeverive paraprake për shkak të mos suksesit”, theksoi ajo.

E këto komente Deliu-Kodra i bëri pas deklaratave të deputetes së LVV-së, Tinka Kurti e cila përmendi rastin “Pronto”.

Ndërsa ka munguar kuorumi për votimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021. E më pas, Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 15:30.

Lajmet

Arrestohet një zyrtare në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Published

on

By

Në Prizren, është arrestuar një femër kosovare nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë ushtrimit të punës, me qëllim përfitimi të dobive pasurore për vete ose për persona të tjerë.

Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje me aktvendim të prokurorit kujdestar.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për këtë rast.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare në Vushtrri.

Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa apelojnë tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të dhunës seksuale për të garantuar drejtësinë dhe mbrojtjen e viktimave.

Continue Reading

Lajmet

Një person i zhdukur në Gllogoc

Published

on

By

Një rast i zhdukjes është raportuar në Policinë e Kosovës nga komuna e Gllogocit. Sipas informatave zyrtare, një vajzë kosovare është larguar nga shtëpia rreth orës 03:00 të mëngjesit më 18 qershor dhe deri më tani nuk është kthyer.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për zhdukjen, ndërsa rasti është iniciuar dhe aktualisht është nën hetim, me urdhër të prokurorit kujdestar.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për identitetin apo rrethanat e zhdukjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë me qëllim të lokalizimit të viktimës dhe sqarimit të ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste dhune në familje brenda një dite – një i arrestuar

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar tri raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prishtinën dhe Vushtrrinë.

Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në një incident tjetër në kryeqytet, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një anëtar tjetër të familjes pas një mosmarrëveshjeje verbale. Gjatë incidentit, ai ka dëmtuar edhe gjësende në shtëpi. Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij në mbajtje.

Ndërkohë, edhe në Vushtrri është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje. Sipas Policisë, një grua ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga një anëtar mashkull i familjes. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara