Lajmet

​Delegacione të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë

Ky takim i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Published

on

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen sot (e premte) në Tiranë, në takimin e ministrave të Jashtëm.

Ky takim i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Sipas njoftimit, takimi do të ketë dy sesione të mbyllura. Pas përfundimit të tyre, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe komisioneri për Zgjerim i KE-së, Oliver Varhelyiu do të mbajnë konferencë për media.

Tema të këtij takimi janë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçantë të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale; përfarimi me Tregun Unik të BE-së, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin; zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian.

Takimi do të ketë dy sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lajmet

Përpjekje për vrasje të rëndë, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se për motive të panjohura, një person me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

SHBA sanksionon 50 banka ruse

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke i shtuar presionin mbi sistemin financiar të këtij vendi për shkak të vazhdimit të agresionit të tij në Ukrainë. Rreth 50 banka ruse janë përfshirë në listën e sanksioneve, përfshirë Gazprombank, një nga bankat më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit, që ka lidhje të ngushta me industrinë e energjisë ruse.

Deklarata zyrtare e Thesarit të SHBA-së thekson se këto sanksione janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të vënë Ukrainën në pozitat më të forta të mundshme dhe për të shuar makinën e luftës ruse. “Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë rritjen e asistencës së sigurisë dhe kufizime në aftësitë financiare të Rusisë,” tha Thesari i SHBA-së në komunikatën e tij.

Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, e vlerësoi këtë hap si një mënyrë për të dobësuar më tej aftësinë e Rusisë për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar luftën e saj. Ai theksoi se sanksionet janë një mjet kyç për të penguar mundësitë financiare të Moskës dhe për të zvogëluar mbështetjen e saj për veprimet ushtarake në Ukrainë.

Ky veprim i SHBA-ve vjen pas një periudhe të vazhdueshme të sanksioneve ndërkombëtare, të cilat janë vënë në zbatim që pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022. Sanksionet financiare kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë ruse, duke izoluar shumë banka dhe kompani ruse nga tregjet globale dhe duke kufizuar aksesin e tyre në transaksione ndërkombëtare./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në Sumi

Published

on

By

Një sulm rus me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, ka vrarë dy njerëz dhe ka plagosur 12 të tjerë të premten në mëngjes, thanë autoritetet rajonale.

Dymbëdhjetë ndërtesa banimi, pesë ndërtesa private, një dyqan dhe tri vetura u dëmtuan pasi tre dronë e sulmuan qytetin në orën 5:00 të mëngjesit, tha policia kombëtare.

Volodymyr Artiukh, guvernatori rajonal i Sumit, tha se forcat ruse i kishin pajisur dronët me copëza metali për këtë sulm ndaj një pjese të qytetit të banuar dendësisht.

“Kjo armë përdoret… ekskluzivisht për [të vrarë] njerëz”, tha Artiukh, duke treguar dëmet ndaj një ndërtese. “Jo për ndërtesën, por për të shkatërruar më shumë njerëz”.

Videoja e postuar nga administrata ushtarake e Sumit pas sulmit, shfaq vetura të dëmtuara dhe ndërtesa me xhama të thyer dritaresh.

Rusia e ka bombarduar pareshtur këtë rajon dhe infrastrukturën jetike të tij në javët e fundit.

Një sulm me dronë mbrëmjen e së martës në qytezën e vogël Huhiv në këtë rajon, la 12 njerëz të vdekur, përfshirë një fëmijë.

Të dielën në mbrëmje, një sulm raketor në Sumi vrau 11 njerëz dhe plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qendrën administrative të qytetit në terr./REL/

Continue Reading

Lajmet

Zyra e BE-së në Prishtinë mban diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka mbajtur sot diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit për Kosovën me temën “Sa relevant është ky raport”.

Ambasadori i Zyrës së BE-së Aivo Orav ka folur rreth përgatitjes së Raportit të Progresit 2024 nga ana e Bashkimit Evropian.

Kur BE-ja përgatit raportin për shtetet e caktuara, posaçërisht për shtete që aspirojnë t’i bashkëngjiten BE-së, atëherë kontributi nga shteti, qeveria, opozita dhe shoqëria civile është me rëndësi të madhe“, tha Orav.

Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëresha Loxha ka folur mbi implementimin e ligjeve në administratën publike.:

Ne kemi pasur edhe shumë vërejtje të tjera që lidhen me procesin se si janë hartuar, por gjithashtu edhe përmbajtja e këtyre ligjeve… Në shumicën e rasteve miratimi i ligjeve bëhet pa konsultim të mirëfilltë publik“, tha Loxha.

Drejtoresha në Rrjetin e Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth ka folur mbi rëndësinë e përfaqësimit të barabartë gjinor.

Qeveria duhet të sigurojë që vlerësimi i ndikimit gjinor të bëhet njësoj si në vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe sociale dhe të tjera, të bëhet në çdo pjesë të legjislacionit, si pjesë e politikave të procesit, me qëllim të sigurimit të përfshirjes gjinore“, u shpreh ajo.

Në diskutim është folur edhe mbi sigurinë e gazetarëve dhe gjendjen e mediave.

Continue Reading

Të kërkuara