Lajmet

​Daçiq kërkon nga BE e ShBA të ndikojnë për lejimin e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë

Daçiq tha se Serbia ishte e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Publikuar

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka kërkuar nga emisarët për dialogun Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar që të përdorin autoritetin e tyre dhe ndikojnë te Prishtina zyrtare për lejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

Sipas mediave serbe, Daçiq tha se Serbia ishte e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, duke shtuar se dialogu është e vetmja mënyrë për këtë.

Lajçak ka thënë se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë dhe se këtë e ka diskutuar me zyrtarët kosovarë gjatë vizitës së tij në Prishtinë këtë javë, thuhet në deklaratën e Kabinetit të Daçiq.

Ai tha se dialogu është “procesi i vetëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe shtoi se pas zgjedhjeve në Serbi do të hapet hapësira për intensifikimin e tij.

Lajçak tha se vizita e tij e përbashkët me Escobar duhet t’i tregojë të gjithë rajonit se BE dhe SHBA kanë të njëjtin vizion për Ballkanin dhe se është anëtarësimi në BE.

Ndërsa Escobar konfirmoi rëndësinë e vizitës së përbashkët në Beograd dhe Prishtinë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të dërgojnë një mesazh të qartë për të parë të ardhmen e të gjithë rajonit në BE.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i vetmi mekanizëm që Shtetet e Bashkuara mbështesin në zgjidhjen e çështjeve të hapura”, tha Escobar, duke shprehur gatishmërinë e Uashingtonit për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

Lajmet

​Rrëmbehet një 19-vjeçare në Fushë Kosovë

Publikuar

nga

Sot rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19-vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer në Fushë Kosovë nga GJ.H. (23) dhe se ajo ndodhej në një pikë karburanti në Bibaj të Ferizajt, ku i dyshuari e kishte sjellë me veturë dhe ishin ndaluar aty.

Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimën femër të dalë jashtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellë edhe viktima femër.

Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia

Publikuar

nga

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qetë dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë – kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë të dhëna shumë të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhmes.

Këto komento, kreu i ekzekutivit i ka bërë në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, Gërvalla takon O’Brien

Publikuar

nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, është pritur në takim nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla dhe O’Brien diskutuan po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara