Sport

​Cuadrado lojtar i Interit

Cuadrado pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me përfitime prej 2.5 milionë eurove në sezon.

Published

on

Interi është shumë afër kompletimit të transferimit të Juan Cuadrados si lojtar i lirë. Kjo lëvizje befasuese ka lënë të habitur edhe tifozët e kësaj skuadre, aq sa grupit ulltras i tyre të njohur si “Curva Nord” ka paralajmëruar protestë për ta kundërshtuar këtë blerje pasi e kaluara e tij me Juventusin shihet si pengesë e madhe.

Kolumbiani pritet që pas tetë sezonesh në Juventus të bashkohet me Interin si një lojtarë me parametra zero . Një goditje padyshim e papritur. Megjithatë, ka një arsye teknike: t’i jepet Inzaghit një anësor me cilësi.

Me Interin, Cuadrado pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me përfitime prej 2.5 milionë eurove në sezon.

Lajmet

Trajneri gjerman​: Anglia nuk mund të jetë favorite e Botërorit 2026

Published

on

Ekipi i Anglisë në futboll nuk ka luajtur në finale të Kupës së Botës për një kohë shumë të gjatë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë favorit për Kupën e Botës 2026, tha trajneri i saj Thomas Tuchel.

Anglia ende nuk ka siguruar kualifikimin për kampionatin botërore që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, por është shumë afër këtij qëllimi, pasi në grupin kualifikues K, ajo ka 15 pikë. Shqipëria renditet e dyta me tetë.

Herën e fundit që Anglia luajti në finale të Botërorit ishte në vitin 1966, kur fitoi titullin e saj të vetëm.

“Në Kupën e Botës, ku nuk kam asnjë dyshim se do të kualifikohemi, nuk mund të jemi midis favoritëve. Ka kaluar shumë kohë që kur Anglia fitoi garën ose luajti në finale, dhe shumë nga rivalët tanë e kanë bërë pikërisht këtë në dekadat e fundit. Ndoshta mund të presim shansin tonë nga hija, por nuk mund të jemi midis favoritëve”, tha eksperti 52-vjeçar gjerman.

“Është e qartë se Anglisë i mungon një mentalitet i vërtetë fitues. Kjo është ajo që kanë Argjentina, Brazili, Spanja apo Franca. Nuk jemi në të njëjtën situatë me ta për momentin, por mund të jemi nëse udhëtojmë në turne si një ekip homogjen dhe sillemi si një grup cilësor gjatë turneut”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Foda: Edhe pse mungon Dellova, jemi në një grup shumë të fortë

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe portieri Aro Muric, kanë folur para mediave në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Trajneri Foda ka theksuar se atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë dhe se të gjithë futbollistët, përveç mbrojtësit Lumbardh Dellova, janë gati për ndeshje.

“Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë, të gjithë lojtarët, përveç Lumbardh Dellovës, janë të përgatitur dhe janë në gjendje shumë të mirë për lojë si dhe janë të gatshëm dhe ne dispozicion për lojën kundër Sllovenisë. Tani e kemi edhe seancën e fundit stërvitore,, aty do të koncentrohemi më shumë në fushën taktike dhe po shpresoj shumë që nuk do të kemi më lëndime të tjera”, u shpreh Foda.

Duke folur për grupin në të cilin ndodhet Kosova, përzgjedhësi gjerman theksoi se bëhet fjalë për një grup shumë të fortë, por që skuadra ka fituar vetëbesim pas rezultateve të fundit.

“E kemi një grup mjaftë të balancuar dhe sipas mendimit tim është njëri ndër grupet më të forta. Ne po luajmë në shtëpi dhe skuadra tani ka një vetëbesim më të mirë të cilin e ka fituar pas ndeshjes me Suedinë dhe trajneri Kek shumë ka pasur të drejtë, bota rrotullohet, jeta vazhdon dhe ne do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë tutje Foda.

Nga ana tjetër, portieri Aro Muric është shprehur optimist për ndeshjen e nesërme, duke theksuar se ekipi është zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit dhe synon vetëm fitoren ndaj Sllovenisë.

“Jam shumë i lumtur me formën time, nesër presim fitore, ne si ekip do të bëjmë gjithçka për të marrë fitore në këtë përballje dhe shpresojmë që do të marrim fitore…Nëse kthehemi në kohë dhe e shohim zhvillimin tonë, besoj që gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaftë shumë, mund ta keni parë edhe ju. Kemi futbollistë tashmë në liga më të mira, futbollistë që janë më të gatshëm, ndoshta edhe në formë më të mirë fizike prandaj besoj që përparimi i skuadrës gjatë kësaj periudhe për dallim nga atëherë është dukshëm më i madh dhe ne e kemi një rast për ta shfaqur këtë përparim në ndeshjen e nesërme dhe shpresoj që do të bëjmë diçka të tillë”, theksoi Muric.

Si trajneri Franco Foda ashtu edhe portieri Aro Muic kanë thënë se mbështetja e tifozëve në tribuna do të ketë një rol kyç për shtytjen e skuadrës./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Manuel Neuer mund të rikthehet te Gjermania me një kusht

Published

on

E ardhmja e portës së Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 mbetet ende e paqartë, pasi që Marc-Andre ter Stegen po lufton për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sipas Bild, portieri i Bayern Munich është i hapur ndaj një rikthimi, por kërkon që trajneri i kombëtares Julian Nagelsmann ta kontaktojë personalisht dhe t’i shprehë dëshirën e qartë për ta rikthyer në ekip.

Deri tani, vetëm drejtori sportiv i DFB-së, Rudi Voller, ka pasur komunikim të kufizuar me lojtarin për këtë çështje.

Neuer, i cili mbush 39 vjeç, e sheh të mundur bashkëpunimin me Nagelsmann në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por nuk dëshiron ta bëjë këtë çështje publike.

Ai synon të ruajë respektin ndaj portierëve aktualë të kombëtares dhe të shmangë çdo keqkuptim brenda grupit.

Në të kaluarën, marrëdhëniet midis Neuer dhe Nagelsmann kanë qenë të tensionuara. Gjatë periudhës së përbashkët te Bayern Munich, u krijua një përçarje pasi trajneri shkarkoi mikun e ngushtë të portierit, trajnerin e portierëve Toni Tapalovic.

Megjithatë, raportet janë përmirësuar që prej asaj kohe, sidomos gjatë bashkëpunimit në kombëtare.

Pas Kampionatit Evropian 2024, Neuer u tërhoq nga përfaqësuesja gjermane, por nëse Nagelsmann vendos t’i hapë sërish derën, rikthimi i tij në “Die Mannschaft” nuk është aspak i përjashtuar./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

​Zyrtare: U konfirmuan gjyqtarët për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Published

on

By

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Slloveni, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi do të gjykohet nga italiani Marco Guida, i cili është caktuar si gjyqtar kryesor i sfidës.

Atij do t’i asistojnë bashkëkombasit Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Chiffi.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Di Bello si Video Assistant Referee dhe Valerio Marini si Assistant VAR.

Ky ekip arbitrash italian pritet të drejtojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të raundit kualifikues, ku Kosova do të kërkojë një rezultat pozitiv përballë Sllovenisë në “Fadil Vokrri”./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara