Kulturë

​Çmimi “Anton Çetta” ndahet për Frrok Kristaj

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka shpallur Frrok Kristaj fitues të çmimit vjetor “Anton Çetta”, në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se falë angazhimit, kanë arritur që në kohë pandemie të ketë të pasuruar jetën kulturore.

“Në kohë të pandemisë është pasuruar jeta kulturore në Prishtinë, si rrallë ndonjëherë, duke pasur parasysh kushtet në të cilat jemi. Ju përgëzoj për punën që keni arritur në këtë pikë që të ndajmë çmime me emrin e një personi që gëzon respektin e secilit qytetarët, shqiptar në mbarë botën. Ne muajin e nëntorit e kemi shpallur muaj të Anton Çettës në këtë sallë kemi pasur disa organizime dhe më vjen mirë që sot jemi në këtë ditë tash në fillim vit për ndarjen e çmimeve. Iu përgëzoj për punën që kanë bërë edhe juria dhe ata që do të marrin këtë çmim”, tha ai.

Kurse ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi deklaroi se sot po ndahet çmim në emër të një personaliteti i cili kontribuoi në zhdukjen e hasmërisë në Kosovë. Ajo tha se shembulli i Frrok Kristaj duhet të përcillet tutje nga gjeneratat e reja.

“E uroj zotërinë Frrok Kristaj, ky çmim është një vlerësim i lartë që i bëhet punës dhe angazhimit të tij, dhe ky shembull duhet të ndjekë nga gjeneratat e reja, studiues të cilët me angazhimin e tyre do të lartësojnë edhe më shumë jetën dhe veprën e profesor, Anton Çettës. Si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në formimin tim kapital edukativ-familjar gjithmonë ka qenë orientim që t’i respektojmë figurat tona kombëtare të cilat do i drejtojnë gjeneratat e reja”, theksoi Dumoshi.

Ndërsa, fituesi i çmimit vjetor “Anton Çetta”, Frrok Kristaj tha se ndihet mirë që u nderua me çmimin “Anton Çetta”, me të cilin kishte punuar shumë në mbledhjen e folklorit.

“Iu falënderoj për këtë nderim që më keni bërë mua, dhe në veçanti duhet të falënderoj familjen Çetta, me të cilën profesor Antoni jam njoftuar në 68’, dhe kam punuar shumë në mbledhjen e folklorit dhe shumë aspekte të tjera e kam pasur mik të familjes dhe shtëpisë“, u shpreh Kristaj.

Anëtari i jurisë, Arsim Canolli në arsyetimin e jurisë, tha se juria ka vendosur që çmimin vjetor “Anton Çetta” ta ndajë për Frrok Kristaj për shkak të angazhimit gjysmë shekullor në dokumentimin e kulturës shpirtërore.

“Ky nderim për Anton Çettën tregon se Kosova i nderon prijatarët e saj. Paraprakisht më lejoni që në emër të jurisë tu shprehi mirënjohje dhe vlerësim të gjithëve të nominuarve për punën e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore. Në përputhje me kriteret përkatëse për nominim të çmimit vjetor “Anton Çetta” që jepet në shenjë nderimi dhe vlerësimi për personalitetet e shquara në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, ka vendosur që ky çmim për herë të parë sivjet t’i jepet Frrok Kristaj për punën e tij mbi gjysmë shekulli në avancimin e kulturore shpirtëror dhe ndikimin e tij në mbledhjen dhe dokumentimin e promovimit të saj”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara