Shëndet

​Cilat janë shkaqet e mundshme të rosacea?

Rosacea është një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës e karakterizuar nga skuqjet e fytyrës.

Published

on

Ndryshimet në lëkurë janë shpesh një sinjal i hershëm se diçka serioze po ndodh “nën sipërfaqe”.

Rosacea është një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës e karakterizuar nga skuqjet e fytyrës, të cilat shpesh shkaktojnë shqetësim dhe turp te pacienti.

Më së shpeshti prek gratë e moshës 30 deri në 50-vjeç, lëkurë të hapur dhe lëkurë të ndjeshme. Vetë shkaku është objekt debatesh të shumta, edhe në botën e mjekësisë funksionale, por ajo që është mjaft e qartë është se rosacea duhet parë si një çrregullim i të gjithë organizmit, jo vetëm i lëkurës.

Predispozita gjenetike është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes, por jo domosdo vendimtar.

Ka prova në rritje që lidhin rosacea me dysbiozën dhe infeksionet në sistemin tretës, çrregullimin e imunitetit dhe hormoneve (veçanërisht hormonet seksuale dhe hormonet tiroide).

Edhe pse vetë shkaku i rosacea është ende objekt debati, janë identifikuar një sërë shkaktarësh dietetikë dhe mjedisorë që, në terapi të suksesshme, duhet të identifikohen dhe eliminohen.

Deri më sot, janë identifikuar disa ushqime që janë shkaktarët më të zakonshëm të sëmundjeve si qumështi dhe produktet e qumështit, alkooli, ushqimet pikante, çokollata, salca e sojës, majaja si dhe ushqimet dhe pijet e nxehta.

Për shkak të përbërësit inflamator të rosacea dhe faktit që mos toleranca ushqimore nuk duhet të shfaqet vetëm në lëkurë, ndonjëherë është e nevojshme të kryhet një dietë eliminuese ose të bëhet një test i mos tolerancës ushqimore për të zbuluar se cilat ushqime shkaktojnë një mbireagim të sistemit të imunitetit.

Ushqimet problematike duhet të eliminohen nga dieta, por duhet pasur kujdes që dieta të jetë ende e ekuilibruar.

Përveç nevojës për të eliminuar ushqimet që përkeqësojnë gjendjen, në luftën kundër rosacea është e dëshirueshme të aplikohet një dietë antiinflamatore. Një dietë mesdhetare ose vegjetariane që përfshin peshk dhe ushqim deti mund të përfitojë shumë për të sëmurët.

Ndër të tjera, është e rëndësishme që në meny të gjeni rregullisht ushqime të pasura me zink, vitaminë A, antioksidues, fibra dhe acide yndyrore omega-3.

Strategjitë e rëndësishme terapeutike përfshijnë balancimin e hormoneve të gjëndrave mbiveshkore, tiroide, hormonet seksuale, përmirësimi i funksionit të tretjes dhe mikrobiomës së zorrëve, reduktimi i shkaktarëve mjedisorë si ekspozimi në diell dhe përforcimi i sistemit imunitar.

Shëndet

Marramendja e papritur mund të jetë shenjë e goditjes në tru!

Published

on

Truri reagon ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të imta, shpesh të ngatërruara me lodhje ose stres. Njohja e tyre në kohë mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të qelizave nervore.

Marramendja, e shoqëruar me ndjenja si humbje ekuilibri, përzierje ose ndjesi se gjithçka rrotullohet, mund të jetë pasojë e dëmtimit të trungut të trurit ose të trurit të vogël, pjesë përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve dhe stabilitetin trupor.

Kur marramendja është shenjë alarmi

Marramendja qendrore që shoqëron goditjen në tru zgjat më shumë se 20 minuta deri 24 orë e shoqërohet me simptoma tjera, si:

Shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit

Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit

Vështirësi në të folur

Paqëndrueshmëri gjatë ecjes

Dhimbje koke e fortë dhe konfuzion

Ky lloj marramendjeje ndryshon nga ai i shkaktuar nga çrregullime të veshit ose nga sulmet ishemike kalimtare (TIA), që zgjatin më pak dhe nuk lënë dëmtime të përhershme.

Faktorët e rrezikut

Presioni i lartë i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrave e duhanpirja rrisin rrezikun. Marramendja e papritur që pengon ecjen kërkon vlerësim urgjent mjekësor, pasi diagnostikimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë dëmtimet e përhershme.

Në çdo rast, çdo minut është e çmuar. Njohja e shenjave të goditjes në tru dhe reagimi i shpejtë rrit shanset për shërim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Pastroni organizmin me këtë lëng natyral detoks

Published

on

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.

Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngjyrë.

Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.

Me bazë selinonë që është antiinflamator e stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban ujë dhe një sërë përbërësish plot vlera. Selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Këtë recetë mund ta përgatisni për ta konsumuar edhe në shtëpi, ky lëng ju ndihmon të pastroni arteriet e të luftoni lehtë çdo inflamacion.

Përbërësit:

2-3 shkopa selino

1 kastravec i vogël

2 gjethe kale ose spinaq

1 limon i vogël pa lëkurë

1 dardhë ose mollë

Përgatitja:

Lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit, vendosni të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj e trazoni për disa minuta. Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës shtoni edhe përbërës jerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Published

on

Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, dhe trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë.

Mungesa e jodit mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë:

Probleme me flokët dhe lëkurën: Flokë që bien dhe lëkurë e thatë janë shenja të mungesës së jodit, pasi ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe shërimin e plagëve.

Ndjeshmëri ndaj të ftohtit: Mungesa e jodit ngadalëson metabolizmin, duke çuar në ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit.

Shtim në peshë: Metabolizmi i ngadaltë bën që trupi të djegë më pak kalori dhe të depozitojë yndyrna.

Lodhje dhe këputje: Mungesa e jodit mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ulje të energjisë.

Probleme me kujtesën: Jodi është i rëndësishëm për funksionin e hippocampusit, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në përpunimin e informacionit dhe kujtesën.

Depresion dhe ankth: Çrregullimet e tiroides, të lidhura me mungesën e jodit, shkaktojnë ankth dhe depresion.

Qafë e ënjtur: Goiter (zmadhohja e gjëndrës tiroide) është një simptomë e zakonshme kur trupi ka mungesë jodi.

Probleme me shtatzëninë: Mungesa e jodit mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës dhe mund të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së frytit të vdekur.

Bradikardia: Një ritëm zemre më të ngadalshëm mund të lidhet me mungesën e jodit.

Kapsllëk: Hipotiroidizmi mund të ngadalësojë sistemin e tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.

Nëse vëreni këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të diagnostikuar dhe trajtuar mungesën e jodit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara