Me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Chelsea do të udhëtojë edhe një herë drejt Sevillës, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit si “vendas” kundër skuadrës së Portos.
Golat nga Mason Mount dhe Ben Chilwell ia siguruan “Bluve” fitoren solide prej 2:0 në takimin e parë, kështu duke ia vështirësuar punën kampionëve portugez, për të vazhduar këtë sezon në garat evropiane.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Chelsea ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Porto ka katër fitore dhe dy humbje.
Të dy trajnerët nuk do të kenë probleme të mëdha me mungesa në skuadër. Tuchel do ta ketë të gjithë skuadrën e gatshme për këtë ndeshje, por pritet të bëjë disa rotacione në formacion, kurse tek Porto do të mungojnë Costa, Marcano dhe Mbaye.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Christensen; James, Kovacic, Kante, Alonso; Ziyech, Mount; Giroud
Porto (4-4-2): Marchesin; Manafa, Mbemba, Pepe, Sanusi; Corona, Uribe, Oliveira, Otavio; Marega, Taremi