Sport

​Cassano: Interi të luajë me të rinjtë ndaj Milanit, “Rossonerët” s’kanë asnjë shans

“Milani është inferior ndaj Interit”, tha ai.

Published

on

Antonio Cassano ka thënë se Interi do të duhej të luante me ekipin e të rinjëve për të humbur ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë zhgënjyen në ndeshjen e parë të derbit të tyre gjysmëfinal evropian, duke pësuar një humbje të dhimbshme 2-0 ndaj “Nerazzurrëve”. Mungesa e Rafael Leaos dhe lëndimi i hershëm i Ismael Bennacer e la Stefano Piolin pa opsionet e duhura në fushë, duke lejuar Interin të bëjë një hap të rëndësishëm përpara drejt finales.

Fituesi i duelit mes Interit dhe Milanit do të përballet me fituesin e sfidës mes Manchester City-t dhe Real Madridit në finalen e Stambollit muajin e ardhshëm, një përballje tepër e vështirë për secilën prej ekipeve të Serisë A.

Duke folur në “BoboTV”, Cassano sugjeroi që Milani nuk ka pothuajse asnjë shans për të mposhtur Interin dhe për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Interi duhet të luajë me ekipin e të rinjve, për t’u eliminuar. Dhe ekziston rreziku që edhe atëherë Milani të mos mund t’i mundë. Me Leaon apo pa, ndryshon pak, Milani është inferior ndaj Interit. Portugezi nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk e shoh në atë nivel”, ka thënë Cassano.

“Për mua duhet të ndodhë një katastrofë që Interi të rliminohet. Pas ndeshjes së parë, paraqitjes së muajit të fundit dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë”, tha në fund ai.

Lajmet

Rikthehet Liga e Kampionëve: Sonte në program nëntë përballje me stacione kryesore në Madrid e Stamboll

Published

on

By

Ethet e futbollit elitar evropian zbarkojnë sërish në fushë sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Skuadrat më të mëdha të continentit do të përballen në nëntë duele mjaft interesante, ku secila pikë ka peshë të jashtëzakonshme në garën për kualifikim.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë në Madrid, ku Atletico Madridi përballet me Manchester Unitedin, si dhe në Stamboll te dueli i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Barcelonës. Sfida mjaft interesante priten edhe në Angli e Itali, me Arsenalin që pret Lille-n, ndërsa Interi do të kërkojë fitoren në shtëpi përballë Club Brugge. Ndërkohë, Napoli udhëton drejt Spanjës për një përballje të fortë me Villarrealin.

Në takimet e tjera të kësaj xhiroje, Bayern Mynihu do të ndeshet me Vikingun, RB Leipzigu do të masë forcat me PSV Eindhovenin, ndërsa Lensi pret Sportingun e Lisbonës. Programi i sotëm hapet me përballjen mes Sabahut dhe Slavia Pragës.

Sa i përket orarit, sfidat Lens – Sporting dhe Sabah – Slavia Pragë startojnë nga ora 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera të mbrëmjes do të luhen nga ora 21:00. Me këtë rikthim, skuadrat do të luftojnë për çdo pikë, në një format të ri ku secila ndeshje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre në garë.

Continue Reading

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara