Kronikë e zezë

​Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për fajde

Kështu njoftoi Gjykata Themelore e Ferizajt.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të dyshuarve lidhur me aksionin e realizuar për fajde.

Në komunikatë thuhet se gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Në njoftim thuhet se: “Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon: B.M., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. A.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31; veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. B.K., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. A.M., i dyshuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu thuhet se palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara