Lajmet

​Bulliqi: Në 100 ditëshin e qeverisjes kemi avancuar shërbimet shëndetësore në Llap

Published

on

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot para mediave ka prezantuar rezultatet e qeverisjes 100 ditëshe të ekzekutivit të komunës.

Kryetari Bulliqi theksoi se po vazhdojnë me një qeverisje të ndershme dhe transparente në Llap, ndërsa potencoi se sektori i shëndetësisë ka qenë një ndër prioritet e tij në qeverisjen lokale, siç tha ai për të krijuar rend dhe rregull.

Bulliqi tha se në këtë periudhë është arrit të bëhet zgjerim i hapësirave për trajtimin e të prekurve me Covid19 dhe shumë shërbime të tjera në QKMF, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë funksionale.

“Shëndetësia ka qenë njëri ndër prioritet tona të qeverisjes lokale dhe me të ardhur në këtë detyrë kemi marrë menjëherë veprimet e para për të krijuar rend, rregull dhe punë në këtë institucion që është i rëndësishëm për qytetarët tanë, i cili fatkeqësisht nuk ka qenë në gjendje të mirë. Puna e parë që është bërë është zgjerimi i hapësirës së qendrës antiCovid. Në këtë qendër kemi pasur vetëm katër shtretër për të trajtuar këta pacient dhe kemi krijuar hapësirë për t’iu dalë në ndihmë këtyre të sëmurëve. Kemi filluar shërbimin e patronazhit i cili funksionon dhe është aktiv gjatë 24 orëve. Kemi krijuar shërbime të laboratorit dhe rengenit në Qendrën Kryesore Familjarë. Është bërë funksionalizimi i ultrazërit që kap vlerën mbi 24 mijë euro”, tha ai.

Kryetari i Podujevës ka treguar edhe për projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë. Ai përmendi fillim e punimeve të pjesës së dytë sheshit “Zahir Pajaziti”, i cili potencoi se me krijimin e kushteve atmosferike, do të përshpejtohet realizmi i këtij projekti në mënyrë që mos të humbin bizneset në zhvillimin e afarizimit.

“Ka filluar puna në shesh, faza e dytë dhe tashmë kemi një avancim të këtyre punimeve, dhe në momentin që krijohen kushtet atmosferike do ta përshpejtojmë realizmin e këtij projekti në mënyrë që mos t’iu bëhet pengesë e madhe bizneseve të cilat zhvillojnë afarizmin e tyre në hapësirë e këtij sheshi”, theksoi Bulliqi.

Kryetari Bulliqi ka theksuar se në 100 ditshin e qeverisjes së tij është bërë dyfishim i të hyrave nga tatimi në pronë, në vlerë mbi 286 mijë euro.

Bulliqi po ashtu tha se edhe arsimi është një fushë që është punuar mjaft në këto 100 ditë, që sipas tij janë ndarë 50 mijë për më shumë se 30 mijë ekzemplarë të lekturave shkollore, si dhe finalizimi i dy projekteve për rregullimi e hapësirave të jashtme.

Po ashtu sipas kryetarit Bulliqi në këtë periudhë janë realizuar një serë projektesh edhe në sektorin e bujqësisë.

Në qeverisjen e tij po ashtu është krijuar platforma “alo” komuna për ankesat e qytetarëve. Po ashtu sistemi i pritjes në radhë për shërbime më cilësore të qytetarëve.

Vendosja e fotokopjueses brenda për shërbime të qytetarëve, si dhe janë trajtuar 3 mijë kërkesa për qytetarët.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara