Kulturë

​Britney Spears sjell më 26 gusht këngën e parë pas gjashtë vjet mungese në skenën muzikore

Kënga e titulluar “Hold Me Closer”, do të shënojë rikthimin e Britney në muzikë.

Published

on

Muzikanti legjendar, Sir Elton John njoftoi në rrjetet sociale duetin e shumëpritur me Britney Spears.

Në Instagram, ai postoi një kolazh të tij si djalë në piano dhe Britney të vogël, duke zbuluar datën e publikimit të këngës – 26 gusht.

Përveç kësaj, ai postoi në TikTok një klip të këngës Tiny Dancer, hiti i tij i vitit 1971, të cilës i dha një tingull të ri në një duet me Britney.

Kënga e titulluar “Hold Me Closer”, do të shënojë rikthimin e Britney në muzikë dhe këngën e saj të parë që nga viti 2016 dhe fundin e një kujdestarie 13-vjeçare nën babanë e saj Jamie.

“Kjo ishte ideja e tij dhe Britney e do atë. Ata regjistruan një ballinë të këngës legjendare Tiny Dancer dhe tingëllon e mahnitshme. Ata punuan me producentin Andrew Watt”, tha një burim i paidentifikuar.

Para se Elton John të publikonte një klip të këngës, një klip prej tre sekondash u zbulua në publik, i cili u dënua ashpër nga fansat e Britney.

“Të prishësh publikimin e këngës së parë të Britney-t është krejtësisht mungesë respekti”, ka shkruar njëri prej fansave në rrjetet sociale.

Britney në Instagram ka treguar se është shumë e emocionuar për punën me Elton.

“Faleminderit të gjithëve që më dërguan fjalë përkrahjeje. Vërtet do të thotë shumë për mua. Mezi pres që të gjithë të dëgjoni këngën që kemi punuar së bashku”, ka shkruar ylli i estradës.

Vendi

Katy Perry konfirmohet në “Sunny Hill Festival 2026” – fansat aludojnë për praninë e Justin Trudeau

Published

on

By

Ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, do të jetë një nga emrat kryesorë të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, duke shënuar kështu paraqitjen e saj të parë në këtë festival.

Ardhja e këngëtares ka ngjallur interesim të madh te publiku, jo vetëm për performancën e saj në skenë, por edhe për jetën e saj private.

Së fundmi, në mediat rozë është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares dhe ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau. Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të ngrihen pikëpyetje nëse ai do ta shoqërojë Perry-n gjatë qëndrimit të saj në Kosovë. /A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Burim Berisha sjell “RESIDUE”, një reflektim artistik mbi kujtesën dhe transformimin

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Burim Berisha, do të prezantojë ekspozitën e tij personale “RESIDUE”, e cila do të hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë.

Ekspozita është pjesë e programit kuratorial të institucionit dhe paraqet një përmbledhje të praktikës artistike të Berishës, të zhvilluar përgjatë më shumë se 25 vjetësh krijimtari në fushën e artit bashkëkohor.

Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin elemente si tingulli, tymi, dheu dhe materiale të ndryshme, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien ndërmjet kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Veprat ftojnë publikun në një reflektim mbi praninë dhe mungesën, duke e trajtuar artin si një proces që ruan dhe rikrijon kujtesën përtej momentit të krijimit.

Në këtë ekspozitë, figura nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes materialit, shenjave të pranisë dhe hapësirës, duke krijuar një dialog mes asaj që është e dukshme dhe asaj që mbetet e nënkuptuar.

Ekspozita “RESIDUE” dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm artistik të Prof. Burim Berishës dhe kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor, si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Orkestra “Amadeus” triumfon në Pragë, sjell në Kosovë medaljen e artë dhe katër çmime ndërkombëtare

Published

on

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Kosova ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Orkestrave “Musica Orbis” në Pragë, duke u shpërblyer me medaljen e artë dhe katër çmime të rëndësishme.

Në këtë festival ndërkombëtar, ku morën pjesë orkestra nga vende të ndryshme të botës, “Amadeus” fitoi Çmimin e Parë dhe Medaljen e Artë, duke u vlerësuar për performancën dhe nivelin artistik.

Përveç çmimit kryesor, koncertmjeshtri i orkestrës, violinisti solist Elton Syla, u nderua me çmim special për interpretimin e tij, ndërsa violinisti Princ Fanaj mori çmimin special për violinistin më entuziast nga violinat e para.

Një tjetër vlerësim i veçantë ishte edhe Çmimi i Publikut dhe Adhuruesve, i cili iu nda Orkestrës “Amadeus” nga Kosova.

Ky sukses ndërkombëtar vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të të rinjve të orkestrës, të cilët po vazhdojnë ta prezantojnë Kosovën me dinjitet në skenat botërore.

Pas këtij triumfi qëndron edhe puna e madhe e ekipit drejtues, me dirigjentin Vehbi Shosholli, drejtoreshën Hana Petrovci, zëvendësdrejtoreshën Vanesa Petrovci Shabani, koordinatoren Arta Rexhepi dhe gjithë stafin e shkollës “Amadeus”.

Suksesi në Pragë është një tjetër dëshmi e talentit të të rinjve kosovarë dhe e rolit të artit në promovimin e vlerave të Kosovës jashtë vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci diskuton me KMRS-në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit në muzikë

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci ka zhvilluar takim me kryesuesen e Organizatës për Menaxhim Kolektiv të të Drejtave të Autorit në Fushën e Muzikës (KMRS), Kaltrina Mehmeti, ku u diskutuan zhvillimet aktuale dhe hapat e mëtejshëm për forcimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në industrinë muzikore.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me funksionimin e menaxhimit kolektiv, zbatimin e tarifave për përdorimin e repertorit të mbrojtur, si dhe krijimin e një sistemi më të drejtë, transparent dhe funksional për kompensimin e autorëve, kompozitorëve, interpretuesve dhe bartësve të tjerë të të drejtave.

Ministrja Bogujevci u informua për aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet KMRS-ja, ndërsa u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, organizatave të menaxhimit kolektiv dhe komunitetit krijues për avancimin e mëtejshëm të mbrojtjes së të drejtave të autorit në Kosovë.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit të praktikave vendore me standardet evropiane, me synim mbrojtjen më të mirë të krijuesve dhe zhvillimin e industrisë kreative e kulturore në vend./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara