Lajmet

​Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

Kështu njoftoi ai për media para samitit të krerëve të BE-së.

Published

on

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Borrell në një deklaratë për media para samitit të krerëve të Bashkimit Evropian tha se do t’i njoftojë për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot, gjëja e parë që do të bëj është t’i informoj liderët për situatën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Beogradit. Do t’i informoj për zhvillimet e fundit, kontaktet e fundit. Propozimi është në tryezë. Unë do t’i thërras të dy liderët që të vijnë në Bruksel, do ta bëjë këtë së shpejti, pas dy javësh, për ta shtyrë patjetër këtë propozim. Do t’u kërkoj liderëve një mbështetje të fortë për të shmangur çdo lloj përshkallëzimi, dhe do t’u kërkoj atyre që të punojnë seriozisht për këtë propozim, i cili është e vetmja mënyrë për të zgjidhur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi kaluar nga kriza në krizë, tani është koha për de-eskalim dhe për të punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë Borrell.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së tha se është koha për punë konstruktive pasi periudhën e fundit “është shkuar nga kriza në krizë”.

Vendi

Kurti merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë këtë të martë në mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, përkatësisht në sallën P-38, duke filluar nga ora 11:00.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të këtij takimi të rëndësishëm që shënon fillimin e përgatitjeve për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore sportive.

Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 shënojnë ngjarjen më të madhe multisportive që është organizuar ndonjëherë në Kosovë. Vendimi u mor zyrtarisht në shtator të vitit 2023 nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, i cili ia besoi Prishtinës rolin e qytetit mikpritës për edicionin e 21-të të këtij kompeticioni.

Kjo ngjarje do të mbledhë mijëra sportistë nga 26 shtete të tre kontinenteve (Evropë, Azi dhe Afrikë), të cilët do të garojnë në dhjetëra disciplina të ndryshme sportive. Për shkak se Kosova nuk ka dalje në det, garat e sporteve ujore detare do të zhvillohen në bashkëpunim me Shqipërinë, përkatësisht në bregdetin e Durrësit.

Organizimi i këtyre lojërave konsiderohet një arritje madhore shtetërore dhe diplomatike, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e infrastrukturës moderne sportive në gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Ligji i ri i BE-së: Çdo përmbajtje e krijuar nga IA duhet të etiketohet qartë

Published

on

By

Pjesë të reja të Aktit gjithëpërfshirës të Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Ky ligj i ri u kërkon kompanive dhe përdoruesve profesionistë të identifikojnë qartë çdo material të gjeneruar apo të manipuluar nga inteligjenca artificiale, me qëllim parandalimin e mashtrimit dhe dezinformimit në hapësirën digjitale.

Sipas Nenit 50 të këtij ligji, ofruesit e chatbot-eve duhet të njoftojnë përdoruesit kur ata po komunikojnë me një sistem IA. Gjithashtu, të gjitha tekstet, imazhet, audiot dhe videot e krijuara duhet të pajisen me shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, të cilët provojnë prejardhjen e tyre.

Kërkesat janë veçanërisht strikte për falsifikimet e thella, të njohura si “deepfakes”, si dhe për tekstet që lidhen me tema të interesit publik si politika, shëndetësia, mjedisi apo shkenca, sa herë që ato publikohen pa një kontroll thelbësor njerëzor. Komisioni Evropian ka sqaruar se rregullimet e thjeshta gramatikore apo drejtshkrimore nuk konsiderohen si kontroll editorial.

Nga ana tjetër, për veprat artistike, satirike apo fiktive, zbulimi i pranisë së IA-së mbetet i detyrueshëm, por mund të bëhet në mënyrë të tillë që të mos prishë përvojën krijuese. Ndërkohë, personat që e përdorin inteligjencën artificiale thjesht për qëllime personale dhe joprofesionale janë tërësisht të përjashtuar nga kjo rregullore.

 

Continue Reading

lajme

LDK pranon ftesën e VV-së, PDK dhe AAK e refuzojnë

Published

on

By

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa të reja tri partive opozitare shqiptare për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar këtë ftesë dhe takimi ndërmjet kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurtit pritet të mbahet të martën në orën 18:00.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën, me kryetarin Bedri Hamza që rikonfirmoi vendimin e tyre të prerë për të mbetur në opozitë. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar si takimin ashtu edhe mundësinë e pjesëmarrjes në Qeveri.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, theksoi se nuk shohin arsye për t’u takuar në këtë format, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për gjashtë kushtet e tyre strategjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara