Lajmet

​Borrell: Është koha për të përmbyllur procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Published

on

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka thënë se pas dhjetë vjet bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka ardhur koha e përmbylljes së këtij procesi.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të hapë rrugën për të ardhmen e tyre evropiane.

“10 vjet më parë, takimi i parë i Dialogut Beograd-Prishtinë u zhvillua në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hapë rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borrell.

Dje janë mbushur dhjetë vjet nga fillimi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Deri te fillimi i bisedimeve erdhi pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën nga 27 vendet e atëhershme të BE-së, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Në një gjë të tillë kontribuoi mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 2010, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Dialogun teknik në vitin 2011 e ka udhëhequr Qeveria e Kosovës, dhe në krye të ekipit negociator të Kosovës ishte Edita Tahiri.

Edhe pse në fillim u paralajmërua që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike, të cilat janë udhëhequr nga ekipet teknike të të dyja shteteve, në fund 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Negociatat u zhvilluan nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Marrëveshja e parë në kuadër të këtij procesi u arrit ndërmjet dy kryeministrave, në prill 2013. Më vonë, procesi u ngrit në negociata në nivel të presidentëve. Kosovën e përfaqësonte presidenti Hashim Thaçi, ndërsa Serbinë Aleksandar Vuçiq.

Deri më tani janë arritur mbi 23 marrëveshje në dialogun në nivelin teknik dhe politik. Marrëveshja e parë më 2011 ishte për regjistrat civil.

Në vitin 2015 është arritur marrëveshja për shpërbërjen dhe integrimin e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në veri të Kosovës, marrëveshja për njohjen reciproke të policave të automjeteve, për energji si dhe marrëveshja për certifikatat ADR, ndërsa në janar 2017 marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës.

Në nëntor 2018, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi taksë 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, duke e kushtëzuar tërheqjen e këtij vendimi me njohjen e Kosovës nga Beogradi zyrtar.

Ndërsa, Albin Kurti, i cili drejtoi Qeverinë e Kosovës për 51 ditë, në vitin 2020 e shfuqizoi vendimin për taksa dhe e zëvendësoi me masa të reciprocitetit. Pas rënies së Qeverisë Kurti, në krye të ekzekutivit erdhi Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, i cili ndër vendimet e tij të para që mori ishte shfuqizimi i vendimit për reciprocitet.

Dialogu Kosovë-Serbi rifilloi më 16 korrik 2020 në Bruksel, me takimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku tema kryesore ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik. Ndërsa më 4 shtator në Uashington, u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e SHBA-së, për normalizim ekonomik.

Marrëveshja përfshin një sërë projektesh ekonomike, si ndërtimi i autostradës, i linjës hekurudhore dhe nisja e fluturimeve Prishtinë-Beograd. Në këtë marrëveshje, palët po ashtu janë pajtuar që SHBA të kryejë studim fizibiliteti në Ujman.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021 në Kosovë, lideri i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se dialogu do të jetë prioritet i katërt në qeverisjen e tij, ndërsa emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak ka thënë se pret takimin Kurti-Vuçiq para verës.

Lajmet

Zjarret në Gramsh, shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut

Published

on

By

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

Continue Reading

Lajmet

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i ATK-së

Published

on

By

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot në Administratën Tatimore të Kosovës, u bë pranim–dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit, Ilir Murtezaj ia dorëzoi detyrën Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure të rregullt rekrutimi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, falënderoi Murtezajn për kontributin dhe uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e ministrisë.

Drejtori i ri, Hyseni, u zotua për profesionalizëm, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim, Ramadan Morina

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, Morina akuzohet se në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takon deputetin gjerman Peter Beyer: Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

I pari i kësaj partie është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Beyer ndaj Kosovës.

‘‘Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!’’, ka shkruar ai.

Continue Reading

Të kërkuara