Lajmet

​Blinken hedh poshtë akuzat ruse se Ukraina po përgatitet të përdorë “bomba ndotëse”

“Bombat ndotëse” janë armë që besohet se kanë material radiologjik si dhe eksplozivë konvencionalë.

Published

on

Sektari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur me “pretendimet e rreme” të Rusisë se Ukraina po përgatitet që të përdorë “bomba ndotëse” në territorin e saj, teksa përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, në luftën e tij kundër forcave pushtuese ruse.

“Bombat ndotëse” apo pajisje me përmbajtje radiologjike janë armë që besohet se kanë material radiologjik si dhe eksplozivë konvencionalë.

“Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë akuzat transparente të rreme të ministrit rus të Mbrojtjes, [Sergei] Shoigu, se Ukraina po përgatitet të përdorë ‘bomba ndotëse’ në territorin e saj dhe se bota duhet të shohë përtej çdo përpjekjeje të Rusisë që të përdorë këtë pretendim si pretekst për të përshkallëzuar [luftën]”, i tha Blinken homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë një bisede telefonike, shkruan REL.

Blinken iu referua deklaratave të fundit të Sergei Shoigut se Rusia “ka shqetësime lidhur me provokimet e mundshme nga Ukraina me përdorimin e ‘bombave ndotëse’”.

Shoigu i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, sekretarin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, dhe ministrin e Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu. Ministri rus nuk dha dëshmi për të mbështetur këtë pretendim të tij.

“Bombat ndotëse” kur shpërthejnë shpërndajnë material radioaktiv në zonën ku hidhen. Ato kanë një sërë materiesh shpërthyese, sikurse dinamit, me pluhur radioaktiv apo fishekë.

Blinken dhe Kuleba u tha se diskutuan për përkushtimin e SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës “përmes një ndihme të paprecedent në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe të ndihmës humanitare, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Në njoftim u tha se Rusia do të mbahet përgjegjëse për luftën që nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Kushtetuesja kanë thënë se kjo kërkesë është ende në shqyrtim.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara