Lajmet

​Bislimi: Serbia u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës

“Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, shkroi Bislimi.

Published

on

Zëvendëskryeministri për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se dje (e diele) Serbia nuk i ndaloi huliganët serbë por u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi tha se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

“Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, shkroi Bislimi.

Ai tha se ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës, veçmas mekanizmat e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, veçmas amerikanët.

“Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, vijoi Bislimi.

Ai tha se siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, Kosova e ka aleat Perëndimin dhe SHBA-në.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, përfundoi Bislimi.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara