Lajmet

​Biden mbërrin në Poloni

Biden do të vizitojë ushtarët amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror.

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zbarkuar në Rzeszow, Poloninë juglindore, ku do të takohet me OJQ-të që mbështesin refugjatët ukrainas dhe do të vizitojë trupat amerikane të stacionuara në Poloni përpara se të niset për në Varshavë.

Biden do të vizitojë ushtarët amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror, ndërsa homologu i tij polak, Andrzej Duda, do të inspektojë trupat nga Divizioni i 18-të i Mekanizuar i Polonisë.

Ardhja e Biden shënon fillimin e një vizite dyditore në Poloni pas një vizite në Bruksel, ku ai mori pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s, një takim të Këshillit Evropian dhe një samit të G7 të enjten, ndërsa liderët perëndimorë po përpiqen të harmonizojnë politikat e tyre përballë Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Duke shpjeguar arsyetimin pas vizitës së Bidenit në Poloni, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, përsëriti rolin e Polonisë si një vend në krahun e NATO-s dhe pritjen e saj të forcave të armatosura amerikane.

Sipas Sullivan, Biden mund të diskutojë ndryshimet afatgjata në dislokimet e trupave të NATO-s në krahun lindor të aleancës.

Më vonë të premten, presidenti amerikan do të shkojë në Varshavë. Bisedimet e tij me Duda-n do të vazhdojnë të shtunën.

Gjithashtu të shtunën, Biden do të mbajë një fjalim në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.

Piotr Mueller, zëdhënësi i qeverisë polake, tha të premten në mëngjes se Biden do të vizitojë gjithashtu Stadiumin Kombëtar në Varshavë, i cili është kthyer në një pikë ndihme për refugjatët ukrainas, për të parë se si ofrohet ndihma për ata që kanë ikur nga lufta.

Një sërë zyrtarësh amerikanë kanë vizituar Poloninë kohët e fundit, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken.

Vizita e Biden do të jetë e 14-ta e një presidenti amerikan në Poloni. /KosovaPress – PAP/

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara