Lajmet

​Biden aktivizoi ligjin për ndihmë ushtarake Ukrainës që daton nga Lufta e Dytë Botërore

Administrata Biden i ka dhënë Kievit ndihmë ushtarake prej rreth 3.8 miliardë dollarësh.

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerik, Joe Biden nënshkroi sot para gazetarëve një ligj, i cili mundëson përshpejtimin e dërgimit të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, duke riaktivizuar dispozitat ligjore që burojnë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ukrainasit po luftojnë çdo ditë për jetën e tyre. Kjo luftë është e shtrenjtë, por dorëzimi ndaj agresionit do të ishte edhe më i shtrenjtë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Ligji i ri (Ukraine Democracy Defense Lend-Lease Act i vitit 2022) bazohet në një program të Luftës së Dytë Botërore i krijuar për të ndihmuar Evropën t’i rezistojë (Adolf) Hitlerit dhe u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Kongresit të SHBA, me përjashtim të 10 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët votuan kundër, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se ligji u nënshkrua në një kohë kur Rusia po feston përvjetorin e fitores së saj mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, administrata Biden i ka dhënë Kievit ndihmë ushtarake prej rreth 3.8 miliardë dollarësh.

Lajmet

Sveçla: IPK të hetojë përfshirjen e mundshme të policëve në rastin Shkodra

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të hetojë çdo përfshirje të mundshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sveçla tha se do të jetë i pakompromis në garantimin e integritetit profesional dhe personal të shërbyesve publikë dhe kërkoi angazhim të plotë ndërinstitucional për të siguruar institucione të besueshme.

Ai theksoi se askush nuk është i paprekshëm dhe kërkoi nga drejtësia që të veprojë me vendosmëri për sundimin e ligjit dhe rendit në vend.

Continue Reading

Lajmet

Identifikohen dhe sekuestrohen armë në dy raste të ndara në Malishevë dhe Rahovec

Published

on

By

Në dy raste të ndara, Stacionet Policore në Malishevë dhe Rahovec, në bashkëpunim me qytetarët, kanë arritur të identifikojnë personat që kanë përdorur armë zjarri dhe të sekuestrojnë armët.

Në rastin e parë, më 7 gusht 2025, në fshatin Lladroviq të Komunës së Malishevës, Njësia Hetimore e Stacionit Policor Malishevë ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri. Pas hetimeve, janë identifikuar dy të dyshuar dhe është sekuestruar arma e përdorur.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, 7 fishekë, 8 gëzhoja dhe dy granata dore. Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë, më 11 gusht 2025, në Rahovec, pas një informate për të shtëna në rrugën “Selajdin Mullabazi”, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar. Janë sekuestruar një pistoletë, një karikator, 2 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Rasti është iniciuar për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon angazhimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Trepça paditë një ndërmarrje që shfrytëzoi për 20 vjet një parcelë

Published

on

By

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka paraqitur kallëzim penal ndaj Ndërmarrjes Prodhuese Ndërtimore Tregtare “Xhafi”, për shkak të shfrytëzimit të kundërligjshëm të parcelës, pronë e regjistruar e Ndërmarrjes Trepça Sh.A.

Sipas njoftimit, bazuar në hetimet paraprake, është konstatuar se shfrytëzimi i kësaj prone është bërë në mënyrë të paligjshme për një periudhë prej më shumë se 20 vjetësh.

Ky veprim përbën shkelje të nenit 320 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ndalon uzurpimin e paligjshëm të pronës së paluajtshme”, thuhet në njoftim.

 

Continue Reading

Lajmet

Inflacioni vjetor arrin në 4,3% në korrik 2025, rritje mujore prej 0,2%

Published

on

By

Norma vjetore e inflacionit në Kosovë, e matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ka arritur në 4,3% në korrik 2025 krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 0,2% krahasuar me qershorin 2025.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga ngritjet te pushimet e organizuara (20,9%), kafeja dhe kakao (16,9%), energjia elektrike (16,6%) dhe produktet ushqimore si mishi, pemët dhe perimet. Ndërkohë, rënie e çmimeve u shënua te biletat e fluturimeve (-10,3%) dhe karburantet (-6,2%).

Në krahasim me muajin paraprak, rritje më të theksuar patën pushimet e organizuara (11,8%) dhe karburantet (1,9%), ndërsa çmimet e perimeve ranë me 2,7%.

Continue Reading

Të kërkuara