Sport

​Benzema në kërkim të përmbysjes së rekordit të Cristiano Ronaldos

Benzema është shndrruar në kandidatin kryesor për ta fituar Topin e Artë.

Published

on

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të provojë që të barazojë ose të thyejë një rekord sa i përket golashënuesve në Ligën e Kampionëve kur “Los Blancos” të ballafaqohen me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së tyre në “Santiago Bernabeu” sonte me fillim nga ora 21:00.

Benzema ishte parë si zgjedhja e dytë në Real Madrid në kohën se aty ishte Cristiano Ronaldo, por me paraqitjet e tij, sidomos gjatë këtij sezoni, Benzema është shndrruar në njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë dhe kandidati kryesor për ta fituar Topin e Artë.

Ish-lojtari i Lyon-it e ka udhëhequr Real Madridin drejt titullit të La Liga-s me 26 gola në 30 paraqitje, si dhe ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Nëse Benzema gjen rrjetën një herë në ndeshjen ndaj Cityt, ai do të barazojë rekordin e Ronaldos prej 10 golave në raundet eliminatore të një sezoni të Ligës së Kampionëve, ndërsa një dy-golësh do ta thyentë këtë rekord.

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola për Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Published

on

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin tha në një intervistë të fundit për GQ Hype.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

 

Continue Reading

Lajmet

Xhaka rikthehet në Premierligë

Published

on

Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, pritet të jetë lojtari më i ri i Sunderlandit. Klubi anglez, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e 31-vjeçarit, me vlerën e marrëveshjes që kap shifrën e 20 milionë eurove.

Xhaka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “Black Cats”, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në qershor të vitit 2028.

Ky është një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Angli, jo vetëm për vlerën, por edhe për emrin dhe peshën që bart Xhaka në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Arsenalit dhe një prej liderëve të Kombëtares së Zvicrës, do të rikthehet kështu në futbollin anglez pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të ri dhe për të kaluar testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë.

Ky transferim vjen pas javësh të tëra spekulimesh, ku për të kishte shprehur interes edhe gjigantët italianë si AC Milan dhe Inter. Mediat në Itali raportuan për një garë të ngushtë mes dy klubeve të Serie A për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por në fund ishte Sunderland që lëvizi më shpejt dhe më konkret për të bindur Leverkusenin dhe vetë lojtarin.

Continue Reading

Lajmet

PSG e detyron Skriniarin të stërvitet me ekipin U21

Published

on

Milan Skriniar aktualisht është duke pritur të shohë nëse Paris Saint-Germain dhe Fenerbahçe do të finalizojnë më në fund një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm në Turqi, ku ai luajti si huazim në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Sipas “Équipe”, palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje me vlerë 10 milionë euro, me PSG-në që ka publikuar raportime se ajo mund të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, siç raporton gazeta franceze në edicionin e saj online, ish-mbrojtësi i Interit po stërvitet me ekipin parizien U-21, duke arritur në qendrën stërvitore me taksi nga hoteli i tij, ku po qëndron përkohësisht me shpresën se marrëveshja do të materializohet shpejt.

Continue Reading

Të kërkuara