Lajmet

​Begaj: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, por nuk kemi harruar kush është agresori

Begaj këto komente i bëri në pritjen diplomatike të fillimvitit 2023.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se Shqipëria mbështet fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk e harron kush është agresori dhe kë ka agresuar, derisa ka shtuar se është e udhës që Qeveria e Serbisë të kërkojë ndjesën e agresionit dhe të jetë e para në tryezën e dialogut.

Begaj këto komente i bëri në pritjen diplomatike të fillimvitit 2023, tha se Ballkani ka bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal, të shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian.

Presidenti Begaj tha se shqiptarët do të mbeten faktor paqeje në Ballkan dhe promovues të imazhit të një Ballkani pasional, por jo konfliktual.

“E ndërsa flasim për konflikt, nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë. Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit. Në këto kushte, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu. Është e udhës për qeverinë që ka përgjegjësinë historike të kërkojë ndjesën e agresionit dhe të jetë e para në tryezën e dialogut. Gjithsesi, ky është veçse një sugjerim, ndoshta më shumë një urim dashamirës prej vullnetit për të zgjidhur një nga tensionet me potencial konflikti në rajonin tonë dhe dëshirës për kontribut të përbashkët për paqen, demokracinë, e mirëqenien e rajonit. Gjej rastin të kujtoj këtu se shqiptarët, kosovarët, kanë qenë objekt spastrimi etnik në histori. Me shumë maturi, ne jo vetëm mbrojmë të drejtat tona, por edhe dinjitetin rajonal e europian”, tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e diplomatëve në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore e të turizmit në Shqipëri.

“Dua t’i kushtoj një moment të veçantë urimi Ambasadorit të Republikës së Bosnje-Herzegovinës dhe Ambasadorit të Republikës së Kosovës. Bosnje Herzegovinës për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian dhe Kosovës për votën në favor të liberalizimit të vizave. Shpresoj që rruga e hapur për lëvizjen pa viza të qytetarëve kosovarë, të bëhet realitet në datën e përcaktuar nga vendimi dhe pa vonesa, kushte a objeksione”, tha ai.

Begaj ka falënderuar edhe aleatët e partnerët e Shqipërisë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar Shqipërinë. 

Vendi

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit

Published

on

By

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së KuvenditShefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot zyrtarisht takim kryesuesit të seancës knstituive, Avni Dehari, për të koordinuar përgatitjet rreth mbajtjes së seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka theksuar se, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatin e përcaktuar 48-orësh, seanca konstituive duhet të mbahet ditën e premte.

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka njoftuar Tahiri.

Përfaqësuesi i AAK-së ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit, duke nënvizuar se kjo kërkesë bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar më tej Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kush është personi i arrestuar nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n?

Published

on

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës, BIA, dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

I arrestuari punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa ndaj tij ka dyshime se është angazhuar në grumbullimin e votave për persona që mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./A.K/

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen dhjetëra thika e boksa metalikë në Pejë

Published

on

By

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe të rrezikshme që po shiteshin nga shitësit ambulantë në zonën e “Qarshisë së Gjatë”.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës, aksioni ka nisur më 5 gusht 2026, kur gjatë aktiviteteve rutinë u vërejt se shitësit ambulantë po tregtonin mjete të mprehta dhe boksa metali.

Në vazhdën e këtij aksioni, më 12 gusht 2026, inspektorët e tregut të asistuar nga Policia e Kosovës kanë zhvilluar një tjetër kontroll në të njëjtin lokacion, ku te personat e dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan: 86 mjete të mprehta, 19 boksa metalikë, 2 shufra metali, 3 fotrolla thike

Policia e Kosovës bën të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë duke përfillur procedurat ligjore në fuqi, me qëllim parandalimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurisë publike. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shkelja e hapësirës ajrore: Rumania alarmon avionët luftarakë F-16

Published

on

By

Rumania ka ngritur me urgjencë në ajër dy avionë luftarakë F-16 gjatë natës, pasi sistemet e mbikëqyrjes zbuluan pesë objektiva ajrore pranë kufirit me Ukrainën, ku njëri prej tyre depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë bëri të ditur përmes një deklaratë zyrtare se incidenti ndodhi gjatë natës mes 12 dhe 13 gushtit.

“Sistemi i mbikëqyrjes me radar i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë zbuloi, natën e 12-13 gushtit, në orën 01:27, një grup prej pesë objektivash ajrore në zonën Ismail, mbi territorin ukrainas, pranë kufirit lumor me Rumaninë”, thuhet në njoftim.

Sipas dikasterit të mbrojtjes, dy avionët F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar nga afër situatën e krijuar.

“Radarët tokësorë zbuluan një objektiv ajror që depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare, afërsisht 2 km në jug të Pardinës. Objektivi qëndroi në hapësirën ajrore kombëtare për rreth 10 minuta, duke lëvizur përgjatë degës Chilia, përpara se të largohej nga territori rumun drejt Ukrainës”, sqarohet më tej në deklaratë.

Ministria rumune shtoi se menjëherë pasi objektivi fluturoi mbi hapësirën ajrore të Rumanisë, u raportuan shpërthime të fuqishme brenda territorit ukrainas. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara