Lajmet

​BE mbështet shoqërinë civile të Kosovës dhe organizatat mediale

Kështu deklaroi Tomas Szunyog sot.

Published

on

BE-ja në Kosovë nisi sot në Prishtinë një ngjarje dyditore që do të mbështesë më shumë se 20 organizata të shoqërisë civile (OShC) dhe mediatike për të kontaktuar publikun dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e tyre në krijimin e një shoqërie më të drejtë, më demokratike dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Veprimtaria “BE-ja për shoqërinë civile dhe mediat në Kosovë – Angazhimi i qytetarëve”, i mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ofron hapësirë për OShC-të që të promovojnë rezultatet e punës së tyre dhe të inkurajojnë publikun që të angazhohet në jetën politike dhe shoqërore përmes aktivizmit qytetar.

“Shoqëria civile dhe organizatat mediatike janë një nga partnerët kryesorë të BE-së në avokimin për reforma dhe promovimin e perspektivës së BE-së për Kosovën”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Kosova gëzon një peizazh pluralist mediatik dhe një mjedis të favorshëm për zhvillimin e organizatave transparente dhe të përgjegjshme të shoqërisë civile. BE-ja mbetet e përkushtuar që të angazhohet me akterët e shoqërisë civile në nxitjen e progresit social, promovimin e të drejtave themelore dhe mbikëqyrjen e punës së qeverisë për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, shtoi ai.

Lajmet

Vijon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmojnë dy zyrtarë policorë

Published

on

By

Po mbahet seanca gjyqësore në rastin “Banjska”, ku sot pritet të dëgjohen dëshmitë e dy zyrtarëve policorë, Fahri Shala dhe Sedat Dushi.

Të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në masë paraburgimi, u sollën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Më 11 shtator 2023, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar edhe zyrtarët policorë Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Lartmadhërinë e Tij, Perandorin e Japonisë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tokio.

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi lidhjet e veçanta dhe miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Japonisë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.

Ajo shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë ndër vite, si dhe falënderoi Perandorin për mikpritjen.

Në fund të takimit, Presidentja uroi popullin japonez për mirëqenie, shëndet dhe zhvillim të mëtejshëm.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”, ku pritet dëshmia e dy zyrtarëve policorë.

Deri më tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Ndërsa tashmë të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 dështimeve, sot tentohet sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Published

on

By

Deputetët mblidhen sërish sot, më 13 qershor, në përpjekje për ta bërë kuvendin e ri. Vazhdimi i seancës sot shënon tentimin e 31-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Vazhdimi i seancës sot është paraparë të mbahet prej orës 11:00.

Tridhjetë mbledhjet e deritanishme të “telenovelës” që do të mbahet mend gjatë, kanë dështuar në mungesë të votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kryetar të ri të Kuvendit, shkruan KosovaPress.

Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar për kryeparlamentare, direkt me vota të hapura, dhe më shumë se njëzet herë ka dështuar formimi i komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit, të cilin po e kundërshtojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.

Thirrje për zhbllokim të situatës ka në vazhdimësi brenda dhe jashtë Kosovës./KosovaPress

Continue Reading

Të kërkuara