Lajmet

​BE ka një plan të ri për të ndihmuar Ukrainën

Komisioni duhet t’i sigurojë këto fonde duke marrë hua në tregjet financiare.

Published

on

Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re të ndihmës makroekonomike për Ukrainën me vlerë 18 miliardë euro kredi të buta për vitin e ardhshëm, 2023. Komisioni duhet t’i sigurojë këto fonde duke marrë hua në tregjet financiare.

Ndihma do të jetë në formën e kredive shumë të favorshme, Komisioni do të subvencionojë interesin, afati i maturimit është deri në 35 vjet, dhe principali do të shlyhej vetëm pas vitit 2033.

Komisioni do t’i paguajë Ukrainës 1.5 miliardë euro çdo muaj vitin e ardhshëm. Në këmbim, Ukraina duhet të marrë përsipër të respektojë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.

Këto shuma duhet të mbulojnë një pjesë të mirë të nevojave financiare afatshkurtra të Ukrainës, të cilat autoritetet atje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i vlerësojnë nga 3 deri në 4 miliardë euro në muaj.

Komisioni deri më tani ka paguar 4.2 miliardë euro ndihmë makroekonomike për Ukrainën dhe deri në fund të këtij muaji do të paguajë 2.5 miliardë euro të tjera.

Falë ndihmës së propozuar prej 18 miliardë eurosh, e cila ende duhet të mbështetet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, Ukraina do të jetë në gjendje të paguajë pagat dhe pensionet, të sigurojë funksionimin e shërbimeve bazë publike, shkollat, spitalet dhe strehimin për personat e zhvendosur.

Ai gjithashtu do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, në rivendosjen e infrastrukturës kritike që u shkatërrua nga agresioni rus, si infrastruktura energjetike, furnizimi me ujë, rrjetet e transportit, sipas Komisionit.

Lajmet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

Published

on

By

Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.

Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.

Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.

Në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle./D.B/EO

Continue Reading

Botë

Udhëheqësit e BE-së takohen për të diskutuar mbrojtjen e përbashkët dhe Ukrainën

Published

on

By

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot në Kopenhagë për bisedime joformale të përqendruara në mbrojtjen dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pasi një seri ndërhyrjesh në hapësirën ajrore dhe shikimeve të dronëve ngritën shqetësime të reja për sigurinë.

Diskutimet pritet të përqendrohen në forcimin e aftësive të përbashkëta mbrojtëse të BE-së, mbështetjen e fqinjëve të Evropës Lindore të Rusisë dhe ofrimin e ndihmës shtesë për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Takimi i planifikuar më parë vjen pasi qeveria daneze i quajti interceptimet e përsëritura të dronëve që kanë ndërprerë rëndë trafikun ajror danez një “sulm hibrid”.

Në fillim të shtatorit, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pasi një numër i madh dronësh rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, në një letër ftese drejtuar udhëheqësve të BE-së, i përshkroi incidentet si “një kujtesë e fortë e nevojës për të përshpejtuar dhe intensifikuar përpjekjet tona”.

Midis propozimeve në tryezë janë një i ashtuquajtur “mur dronësh” për të përmirësuar mbrojtjen ajrore të BE-së dhe dhënies hua Kievit miliarda euro në formën e aseteve të ngrira ruse në BE./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me Senatoren Shaheen, diskutohet partneriteti i ngushtë Kosovë-ShBA

Published

on

By

Kryeministri, në detyrë Albin Kurti është takuar me senatoren Jeanne Shaheen në Uashington.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se gjatë takimit është diskutuar për rritjen ekonomike të Kosovës dhe për sigurinë qytetare.

Senatorja Jeanne Shaheen është një mbështetëse e hershme e shtetit dhe popullit tonë. Jemi takuar shpesh gjatë mandateve tona: në Kosovë, në konferenca ndërkombëtare dhe tash në Uashington D.C. Diskutuam për rritjen ekonomike të Kosovës, për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë së qytetarëve, siç tregoi edhe Indeksi ndërkombëtar për Ligj dhe Rend i organizatës amerikane Gallup, dhe për partneritetin e ngushtë në fushën e mbrojtjes me ShBA-të”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Suedia publikon listën për ndeshjen kundër Kosovës

Published

on

Kombëtarja e Suedisë do t’i luajë dy ndeshjet e radhës të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Zvicrës dhe Kosovës. Pas dy ndeshjeve jashtë fushe, një barazim ndaj Sllovenisë dhe një humbje 0-2 ndaj Kosovës, Suedia rikthehet në shtëpi për të kërkuar rikuperimin.

Trajneri Jon Dahl Tomasson shprehet i fokusuar se do të rikthehen fuqishëm.

“Duhet të rikthehemi te parimet tona dhe të luajmë si ekip i mirë. Ndeshja kundër Kosovës është një mundësi për të treguar forcën tonë”, tha ai.

Skuadra do të përfshijë disa lojtarë të rinj dhe të afirmuar, ndër ta debutuesin Roony Bardghji nga Barcelona.

Në përbërje do të rikthehen edhe Victor Nilsson Lindelöf, Carl Starfelt dhe Emil Holm, ndërsa mungon Sebastian Nanasi. Portieri Robin Olsen ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja.

Përveç sfidës me Kosovën, Suedia gjithashtu pret Zvicrën në Strawberry Arena, duke kërkuar të rigjejë ritmin dhe rezultatet pozitive në këtë fazë të kualifikimeve.

Në fokus janë lojtarët që po rikthehen në formë pas lëndimeve dhe ndryshimeve të klubit, si Viktor Gyökeres, Alexander Isak, Yasin Ayari dhe Lucas Bergvall, të cilët pritet të japin një kontribut të rëndësishëm në ndeshjet e tetorit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara