Lajmet
BDI mban kryeparlamentarin, merr kryeministrin në 100 ditët e fundit të mandatit
Published
4 years agoon
By
Esad DujakaBashkimi Demokratik për Integrim do të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mandatin e ri qeverisës, ndërsa në 100 ditët e fundit të mandatit kryeministri do të zgjidhet nga partia e Ali Ahmetit.
Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit i LSDM-së Zoran Zaev, pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje LSDM-BDI Zaev.
Ai tha se me partinë e Ali Ahmetit janë pajtuar që 100 ditë e fundit të qeverisë, kryeministri të propozohet nga BDI.
“Qeveria e Përzhinës më s’do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por, kur vinë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri”, ka thënë Zaev.
Lajmet
Osmani reagon pas shqetësimeve së në MV po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve
Published
2 mins agoon
November 21, 2024By
UBTnewsKoordinimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në rajon, është vendimtar sipas presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Ajo është deklaruar rreth shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se atje po rrezikohen të drejtat e tyre.
Osmani, në adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se do të bëjnë “çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa”.
“Në të njëjtën kohë shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizmin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, duhet të ketë koordinim të vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket të drejtave të shqiptarëve në rajon.
“Koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euroatlantik, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë Osmani.
Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani ka folur edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Ajo ka përmendur pasivizimin e adresave derisa ka thënë se gjykatat e politizuara në Serbi po e mirëmbajnë diskriminimin.
“Sot ka akoma shqiptarë në rajon që përballen me vështirësi e shkelje të të drejtave të njeriut. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, shkelje kjo e konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, departamenti amerikan i shtetit e të tjerë, tashmë ka marrë edhe vulën e gjykatave tërësisht të politizuara të Serbisë të cilat po e mirëmbajnë diskriminimin. Fatkeqësisht reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon. Përkundër shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Serbi po mungojnë, po ashtu veprimet në raport me Serbinë sa i përket marrjes përgjegjësi për këto shkelje”, ka thënë ajo.
Aktualitet
Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve
Published
1 hour agoon
November 21, 2024By
UBT NEWSKryeministri Edi Rama theksoi sot se Dita e Alfabetit është një festë e përjetshme për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar atë si një ngjarje historike të madhe, që kremtohet edhe në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, në kuadër të temës “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”, Rama lidhi këtë ditë me eventin historik të Samitit të tretë të Diasporës, i cili u mbajt në Tiranë vitin e kaluar. Ai theksoi se shqipja ishte një nga temat kryesore të këtij samiti dhe se, si rezultat, u arritën përfundime dhe angazhime të rëndësishme për gjuhën shqipe.
Kryeministri Rama vuri në dukje se Dita e Alfabetit, e cila përkon me 22 nëntorin, është bërë një festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, falë përpjekjeve të politikanit të njohur shqiptar Arben Xhaferi, i cili kërkoi që kjo datë të shpallej festë kombëtare për shqiptarët e rajonit. “Ky vit e gjeti këtë festë të rëndësishme si një festë të përvitshme për të gjithë shqiptarët, që kremtohet jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri”, tha Rama.
Ai gjithashtu lidhi ngjarjen e Kongresit të Manastirit me procesin historik të bashkimit të shqiptarëve. “Dita e Kongresit të Manastirit është pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve”, tha Rama, duke kujtuar ngjarjet historike të rëndësishme që lidhin shqiptarët, si Kuvendi i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit. Sipas tij, Kongresi i Manastirit, i cili zhvilloi një debat të rëndësishëm për krijimin e alfabetit të gjuhës shqipe, është një moment kyç i historisë shqiptare.
Rama përshkroi me pasion dhe respekt pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit, duke përmendur figurat kryesore si At Gjergj Fishtën, Petro Nini Luarasin, Mit’hat Frashërin dhe Hoxhën Hasan Tahsin, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për të krijuar një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Ai theksoi se ky ishte një akt guximi dhe vendimmarrje historike që shprehu identitetin dhe botëkuptimin unik të shqiptarëve.
Kryeministri Rama ndau edhe një poezi të famshme të Ndre Mjedës, e cila shpreh bukurinë dhe unitetin e gjuhës shqipe:
“Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqype m’shungullon;
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Geg’ e tosk’, malsi, jallia
jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
fund e maj’ nji a Shqypnia
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.”
Rama mbylli fjalimin e tij duke theksuar se Dita e Kongresit të Manastirit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shqiptarisë, dhe se pas saj qëndron një trashëgimi e çmuar e identitetit dhe unitetit kombëtar shqiptar./UBTNews/
Aktualitet
Serbia kërcënon bujqit në Luginën e Preshevës, tenton anulimin e subvencioneve nga Kosova
Published
2 hours agoon
November 21, 2024By
UBT NEWSKëshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, ka hapur një konkurs për të mbështetur bujqit lokalë me një ndihmë financiare prej 1 milion eurosh, të dhuruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Konkursi ka tërhequr interesin e bujqve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar subvencione për zhvillimin e kulturave bujqësore. Komisioni i KKSH-së ka nisur shqyrtimin e aplikimeve, ndërsa një situatë e re dhe shqetësuese ka lindur lidhur me kërcënimet e ardhura nga Serbia, që mund të bllokojnë këtë proces.
Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e Serbisë ka kërkuar që Këshilli të sqarojë se në cilën dispozitë ligjore është mbështetur për të hapur konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore, të financuar nga fondi i Kosovës. Ministria serbe ka dhënë një afat 8-ditor për të marrë një përgjigje, dhe në rast se KKSH nuk e anulon konkursin, ka kërcënuar se do ta ndërmarrë vetë këtë hap.
Lutfiu ka sqaruar se ky veprim erdhi pas një shkrese të dërguar nga subjekti politik Alternativa për Ndryshim, që aktualisht udhëheq në Bujanoc, e cila informoi Ministrinë serbe për hapjen e konkursit nga KKSH për subvencionimin e bujqësisë. Sipas Lutfiut, kjo kërkesë nga Serbia është një përpjekje për të bllokuar mbështetje financiare për bujqit shqiptarë të Luginës.
Në reagimin e tij, Lutfiu ka theksuar se KKSH nuk do të anulojë vendimin dhe se çdo veprim është ndërmarrë me qëllimin e vetëm për të mbështetur familjet shqiptare të Luginës, të cilat mbijetojnë nga sektori bujqësor. Ai ka theksuar gjithashtu se disa nga akterët e Alternativës për Ndryshim, që tani udhëhoqën Bujanocin, vetë kanë aplikuar për të përfituar nga ky konkurs, duke e bërë të pabazuar çdo kritikë ndaj tij.
Lutfiu ka njoftuar se do t’i përgjigjen kërkesës së Ministrisë serbe, por njëkohësisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që, nëse ky proces bllokohet nga Serbia, të ndërmarrë masa reciprociteti ndaj serbëve në Kosovë. Ai ka kujtuar se në vitin 2024, Qeveria serbe ka ndarë rreth 139 milionë euro për serbët në Kosovë, ndërsa ndihma e Kosovës për bujqit shqiptarë të Luginës mund të bllokohet në vlerën 1 milion euro.
Ky zhvillim ka krijuar një tension të ri në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar përpjekjet e Beogradit për të ndërhyrë në proceset që kanë të bëjnë me përkrahjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, dhe kërcënimet për të frenuar çdo iniciativë që vjen nga Kosova për të mbështetur komunitetin shqiptar atje./UBTNews/
Lajmet
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Published
2 hours agoon
November 21, 2024By
UBTNewsKompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë disa intervenime.
“Sot ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi: Rr.”Demë Ahmeti”, Rr.”Bajram Bahtiri”, Rr.”Bahtir Jahiri”, Rr.”Asllan Pireva”, Rr.”27 Nëntori”, Rr.”Marko Pollo”, Rr.”Harmonia”, Lagja Ulpiana”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se jo në çdo intervenim mund të ndërpritet furnizimi me ujë dhe se kjo varet krejtësisht nga natyra e defektit.
Osmani reagon pas shqetësimeve së në MV po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve
Ja me çfarë lidhet vjedhja e shtëpisë së Travis Kecle dhe Patrick Mahomes
Këto katër gjëra trashëgohen vetëm nga nëna
Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve
Publikohet trailer-i i filmit “Babygirl” me Nicole Kidman
Serbia kërcënon bujqit në Luginën e Preshevës, tenton anulimin e subvencioneve nga Kosova
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Dita Botërore e Televizionit
Hashani: 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale, nuk u shpenzuan
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman