Sport

​Bayerni zgjat kontratën me kosovarin Arijon Ibrahimovic

Kjo është kontrata e parë profesionale e talentit kosovar, Arijon Ibrahimovic.

Publikuar

Bayerni ka zgjatur lidhjen me sulmuesin Arijon Ibrahimović deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua në kampusin e FC Bayern në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar.

Kjo është kontrata e parë profesionale e talentit kosovar, Arijon Ibrahimovic.

Hasan Salihamidžić , anëtar i bordit sportiv të Bayernit më këtë rast tha:

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimović. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Josip Stanišić , Paul Wanner , Johannes Schenk dhe tani Ari: ata janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në kampusin e FC Bayern dhe prej të cilëve presim shumë”.

Ndërsa pas nëshkrimit të kontratës, Ibrahimovic tha se është kenar dhe falënderues ndaj gjigantit gjerman.

“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern”.

Ibrahimović erdhi në Bayern nga FC Nürnberg në verën e katër viteve më parë në moshën 13 vjeçare. Ai bëri 48 paraqitje në të gjitha garat për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Ai së fundmi bëri debutimin e tij për rezervat e FC Bayern në Bavaria Regionalliga dhe ka bërë dy paraqitje në sezonin aktual. Ai gjithashtu përfaqësoi skuadrën gjermane U17 12 herë (nëntë gola) dhe aktualisht luan për U18 (dy gola në gjashtë ndeshje).

Sport

Stadiumi “Fadil Vokrri” shumë shpejt me një fushë të re hibride

I pari i MKRS-së ka konfirmuar nisjen e punimeve për rinovimin e tërësishëm të fushës.

Publikuar

nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku pak çaste më parë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” kanë filluar.

I pari i MKRS-së ka konfirmuar nisjen e punimeve për rinovimin e tërësishëm të fushës.

Investimi i paraparë për këtë projekt arrin një shifër rreth 1.3 milion euro dhe pritet të perfundohet në verë, në mënyrë që të jetë gati për paraqitjen e klubeve kosovare në arenen ndërkombëtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Dy spanjollë në listën e transferimeve të Manchester Unitedit

Mediat britanike bëjnë të ditur se trajneri Erik ten Haag ka hedhur sytë nga futbollistët spanjollë, duke u kërkuar drejtuesve që të sjellin dy prej tyre në “Old Trafford”.

Publikuar

nga

Manchester United ka filluar të mendojë për objektivat e sezonit të ardhshëm, duke përgatitur edhe listën e futbollistëve që do të synojë të transferojë gjatë merkatos së verës. Mediat britanike bëjnë të ditur se trajneri Erik ten Hag ka hedhur sytë nga futbollistët spanjollë, duke u kërkuar drejtuesve që të sjellin dy prej tyre në “Old Trafford”.

I pari është Dani Olmo, mesfushori i Leipzigut, i cili po shkëlqen në Bundesliga këtë sezon. Mirëpo Olmo ndiqet edhe nga klube të tjera të Premier Leagues, teksa për të siguruar shërbimet e tij, “Djajtë e Kuq” do të duhet të paguajnë 60 milionë euro, aq sa është e parashikuar në klauzolën e kontratës së tij me Leipzig.

Futbollisti tjetër për të cilin bëhet fjalë është sulmuesi Joselu. 34-vjeçari është në pronësi të Espanyolit, mirëpo aktualisht gjendet i huazuar Real Madrid dhe si duket ‘Los Blancos’ nuk do të aktivizojnë blerjen e kartonit të tij.

Plani i Unitedit është të marrin Joselu në “Old Trafford” për një çmim jo më shumë se 5-6 milionë euro dhe ta përdorin si zëvendësues të danezit Rasmus Hojlund, i cili nuk mund të mbajë i vetëm peshën e repartit ofanziv.

Joselu ka luajtur edhe më herët në Premier League gjatë karrierës së tij, ku ka veshur fanellat e klubeve si Stoke City dhe Newcastle, ndaj shihet si emri i duhur për të qëndruar pas shpinës së Hojlund te Manchester United./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

AC Milan interesohet për shërbimet e talentit me origjinë shqiptare

Skuadra e AC Milan ka shprehur interesim për të nënshkruar me të dhe po eksploron për një marrëveshje parakontrate.

Publikuar

nga

Talenti irlandez me origjinë shqiptare, Rocco Vata, dhuroi spektakël në ndeshjen e 22 marsit me fanellën e Kombëtares së Irlandës U-21 gjatë duelit të vlefshëm për kualifikimet e Evropianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos. 

Kështu pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të futbollistit i cili u aktivizua te Celtic, skuadra e AC Milan ka shprehur interesim për të nënshkruar me të dhe po eksploron për një marrëveshje parakontrate.

Kush është Rocco Vata?

Vata është djali i ish-mbrojtësit të Celtic, Rudi Vata dhe ai gjithmonë ka ndjerë një lidhje me klubin skocez, me të cilin edhe nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në moshën 16-vjeçare në korrik të 2021.

Ai u rrit në Akademinë e Celtic. Filloi që kur ishte shtatë vjeç dhe mori vendimin për të përfaqësuar Irlandën në nivel të të rinjve, duke bërë rrugën e tij deri në radhët e akademisë në Celtic, më vonë u bë pjesë e ekipit B të Celtic.

Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi gjatë sezonit 22/23, duke u inkuadruar nga stoli në një fitore 4-0 kundër Hibernian.

Në pjesën e parë të sezonit 23/24, 18-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i të rinjve, duke luajtur si mesfushor i avacuar dhe si anësor.

Dhe sipas raportimeve, flitet se Milani ka rritur interesin për nënshkrimin e Vatës duke e parë atë gjatë dy viteve të fundit. Gjithashtu talenti shqiptar po i afrohet fundit të kontratës që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë.

Megjithatë për shkak të rregullave në lidhje me kompensimin për shkak të klubeve që kanë zhvilluar lojtarë përmes akademive të tyre që janë nën një moshë të caktuar, do t’i kushtonte Milanit 400 mijë euro për ta sjellë atë.

Gjithsesi interesi është shumë konkret dhe janë diskutuar për një parakontratë në prag të verës. Lojtari thuhet se është entuziast për të bërë lëvizjen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Kush është futbollisti i Chelseat që i ka kushtuar 1.8 milion funta një minut i luajtur?

Lavias i ka kushtuar Chelseat rreth 1.8 milion funta për minutë të luajtur këtë sezon.

Publikuar

nga

Aventura e Romeo Lavias te Chelsea nuk po ecën sipas pritshmërive dhe si duket do të përfundojë me vetëm 32 minuta të luajtura qëkur u transferua te londinezët, e gjithë kjo pas dëmtimeve të vazhdueshme.

Kjo është një goditje e rëndë për 20-vjeçarin, paraqitja e vetme e të cilit këtë sezon në Premier Ligë do të mbetet si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Crystal Palace në “Stamford Bridge” në muajin dhjetor.

Lavia debutoi në këtë ndeshje pasi kapërceu një problem me ndrydhjen e kyçit, por më pas ai pësoi një dëmtim serioz në kofshë. Ditën e djeshme ka ardhur edhe konfirmimi se ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi tjetër.

Belgu zgjodhi Chelsean para Liverpoolit kur u largua nga Southampton në verë, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare. Por ai i ka kushtuar Chelseat rreth 1.8 milion funta për minutë të luajtur këtë sezon./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara