Sport

​Batatina për situatën e Giresses: Nuk mund të shkarkojmë trajnerë çdo gjashtë muaj

Trajneri i Llapit e sheh ndeshjen me Qipron si sfidë të një rëndësie të veçantë.

Published

on

E ardhmja e trajnerit Alain Giresse në krye të Kombëtares së Kosovës ka filluar të diskutohet për shkak të rezultateve jo të mira në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe sfida e sotme me Qipron mund të jetë vendimtare.

Humbja në këtë ndeshje mund ta hapte skenarin e rënies së Kosovës në Ligën D, varësisht nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Por, përkundër kësaj situate, trajneri Tahir Batatina vlerëson se shkarkimi i trajnerit nuk duhet të ndodh dhe se ai duhet të kursehet nga presioni i madh publik pasi kjo mund të ndikojë negativisht.

Mendoj që para ndeshjes nuk është mira ta fusim në presion një trajner siç është selektori që e kemi ne. Ne duhet të kujdesshëm, selektori duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet një presion kaq i madh të jetë. Se a duhet të shkarkohet nëse humbet, nuk duhet t’ia bëjmë këtë presion trajneri në këtë situatë. Në këtë situatë ne duhet të mblidhemi të gjithë bashkarisht, nuk kemi interesa të shkarkojmë trajnera çdo gjashtë muaj, çdo një vit, nuk është interes i futbollit dhe i përfaqësueses sonë, interesi është ta bëjmë një ekipë solide, stabile, kush do të jetë trajner në të ardhmen nuk ka shumë peshë. Mendoj që trajneri duhet të mendojë sot shumë mirë, duhet të futet në ndeshje vetëm për fitore, duhet të jetë i kujdesshëm ”, tha Batatina.

Trajneri i Llapit e sheh ndeshjen me Qipron si sfidë të një rëndësie të veçantë dhe pret që Kosova të fitojë dhe të mos e rrezikojë qëndrimin e saj në Ligën C.

Mendoj që është ndeshje e rëndësisë së veçantë. E dimë që pa marrë parasysh rezultatin Kosova është një kombëtare e re, një përfaqësuese e re e cila dita e ditës besoj që do të rrite edhe më shumë. Mendoj që futbolli është i paparashikueshëm, asnjëherë nuk mund të thuash që kështu parashikojë dhe kështu do të jetë. Mendoj që Kosova sot dhe djemtë do ta bëjnë maksimumin, e dinë rëndësinë e ndeshjes që Kosova të jetë në vendin e dytë dhe të mos bie në një grup më poshtë që të rrezikojë rënien në një kategori të palakmueshme për Kosovën”, tha Batatina.

Kosova është në grup me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Greqin ndërsa ka gjashtë pikë në vendin e dytë, një më shumë se Qipro e vendit të katërt.

Lajmet

Shkëndija, skuadra e parë në RMV që arrin fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka arritur të shkruajë historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra kuqezi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj ekipit irlandez Shelburn, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Webster, që u devijua nga Patrik Barnet, duke përfunduar në rrjetën e skuadrës mysafire.

Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që regjistroi triumfin e parë në historinë e saj në fazën e grupeve të një gare evropiane, por gjithashtu u bë skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin një sukses të tillë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Edhe Serie A pranë anulimit të ndeshjes në Australi

Published

on

Grupi “Football Supporters Europe” (FSE) i ka kërkuar Serie A-së që të heqë dorë nga planet për zhvillimin e ndeshjes Milan–Como në Perth të Australisë.

Kjo ndeshje është e parashikuar për fillimin e vitit 2026, dhe kërkesa vjen pas vendimit të La Ligës që të anulojë një ndeshje të ngjashme mes Villarreal dhe Barcelonës në SHBA, pas protestave të lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas protestuesve, lojërat nuk kanë vend 15,000 kilometra larg shtëpisë së tyre dhe vazhdimi i këtij projekti do të dëmtonte imazhin e futbollit italian.

Milani ka marrë me hezitim lejen e UEFA-s për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Optus të Perthit, pasi San Siro nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026.

Megjithatë, ndeshja kërkon ende miratimin e Federatës Australiane, AFC-së dhe FIFA-s.

Drejtori ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo, ka mbrojtur idenë, duke e krahasuar me modelet e NFL dhe NBA që luajnë jashtë SHBA-së.

“Futbolli duhet të ndjekë rrugën e globalizimit nëse nuk do të mbetet prapa”, tha ai.

Nga ana tjetër, Ministrja e Sportit e Australisë Perëndimore, Rita Saffioti, është e bindur se ndeshja do të zhvillohet sipas planit, duke theksuar se presin miratimin përfundimtar brenda ditëve të ardhshme./S.K/FlashScore/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Ndeshja Drita-Omonia përfundoi me barazim

Published

on

Drita e Gjilanit dhe Omonia Nikozi zhvilluan mbrëmë betejë të ashpër në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dyja skuadrat luftuan për fitoren e parë në Ligën Konferenca, ku Drita në ndeshjen e parë kishte nxjerrë një barazim, ndërsa ekipi nga Qipro ndeshjen e parë e kishte humbur.

Skuadra e Zekiria Ramadanit nisi mirë duelin duke shënuar qysh në minutën e 12-të me golin e Art Manajt, pas asistimit të Besnik Krasniqit, raporton KosovaPress.

Në minutën e fundit të pjesës së parë mysafirët erdhën deri te barazimi përmes mbrojtësit Giannis Masouras.

Drita në pjesën e dytë kërkoi golin për fitore, por futbollistët gjilanas nuk arritën të konkretizojnë rastet, teksa edhe mysafirët u treguan të rrezikshëm.

Pas kësaj ndeshje, Drita e Gjilanit ka dy pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në Ligën Konferenca.

Ndeshjen e tretë gjilanasit do ta zhvillojnë kundër skuadrës irlandeze Shelbourne, në “Tallaght” Dublin, më 6 nëntor, nga ora 21:00.

Liga Konferenca ka gjithsej 36 ekipe ku secila luan gjashtë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm, me tri ndeshje në shtëpi dhe tri jashtë. Tetë ekipet e para në ligë avancojnë direkt në raundin e 16 në fazën eliminuese.

Ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin hyjnë në një raund eliminator, ku skuadra me renditjen më të lartë përballet me atë me renditjen më të ulët në një barazim me dy ndeshje, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 25-të deri në të 36-tin eliminohen nga gara.

Pas fazës së ligës dhe eliminatoreve, turneu kalon në fazën eliminuese, e cila përfshin barazime me dy ndeshje, përveç finales, e cila është një ndeshje e vetme./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara