Lajmet

​Basha kërkon dënimin e gjenocidit serb në Kosovë: Çdo qëndrim tjetër amnisti e fshehtë ndaj Serbisë

Basha tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë.

Published

on

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama në parlament në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Basha tha se, sado që Rama të fshihet pas gjuhës që përdor në parlament nuk mund të bëjë amnisti ndaj të shkuarës, pasi sipas tij ajo rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion i cili duhet të dëshmojë edhe një herë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë dhe asgjë më të shenjtë se interesi i Kosovës se nuk mund dhe nuk do të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonalë pa pranuar dhe dënuar gjenocidin serb.

“Ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet dhe për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur dhe me raportin e Dick Martyt. Një raport ‘fake’ dhe tashmë është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Nuk është rastësi, që pasi krijuan një tollovi të madhe në opinionin ndërkombëtarë në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit ishte planifikimi për eliminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët dhe për të fajësuar sërish shqiptarët. E vërteta nuk fshihet dot… Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit që po kryente regjimi i Millosheviçit. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK me masakrat dhe gjenocidin”, tha ai.

Basha shtoi se, lufta e UÇK pati në krah të saj NATO sepse ishte një luftë e drejtë. Ai shtoi se shqiptarë patën në krah dhe mbrojtje të tyre të gjitha vendet demokratike sepse ndaj tyre po kryhej gjenocid.

Ish-kreu i PD u shpreh se dënimi i gjenocidit serb në Kosovë ka për qëllim për t’i hapur rrugën të ardhmes në rajon që, sipas tij, nuk mund të jetë e begatë pa u shëruar plagët e luftës.

“Prandaj, ky parlament, burrat dhe gratë me integritet nuk e fusin kokën si struci në rërë, nuk mund të kenë asnjë ngurrim për të folur qartë dhe fortë dhe për të votuar. Makineria ushtarake serbe u urdhërua nga Sllobodan Millosheviçi ka kryer gjenocid, ka kryer spastrim etnik në Kosovë. 1600 persona janë ende pa varr edhe sot që flasim. Dënimi i gjenocidit serb në Kosovë nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e paqtë, as e begatë për rajonin pa u shëruar plagët e një lufte që shqiptarët nuk e kanë nisur por e kanë pësuar. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë sado të fshihet pas gjuhës së shthurur dhe banalitetit të gënjeshtrave është në fakt një amnistie ndaj të shkuarës që rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet. Na takon ne të jemi sot zëri i viktimave të këtij gjenocidi, të jemi edhe zëri i Kosovës, në këtë mënyrë ne i japim edhe më shumë zë në arenën ndërkombëtare të vërtetës së hidhur të gjenocidit dhe pastrimit etnik të kryer në Kosovë“, tha Basha.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara