Sport

​Ballkani përballet sot me Viktoria Plzen në grupet e Ligës së Konferencës

Ilir Daja thotë se vendasit janë favorit absolut.

Published

on

Do të nis sot aventura e Ballkani në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të luaj në Republikën e Çekisë kundër nikoqirëve, Viktoria Plzen.

Për këtë ndeshje, trajneri Ilir Daja tha të mërkurën në konferencë për media se vendasit janë favorit absolut, por që lojtarët e tij janë përgatitur për të bërë diçka të mirë në këtë ndeshje.

Në grupin C, bëjnë pjesë edhe dy skuadra të tjera të forta si Dinamo Zagrebi dhe Astana.

Ndeshja nis nga ora 21:00.

Sport

Fisnik Asllani shënon golin e parë evropian, Hoffenheimi mposhtet nga Beshiktashi

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka realizuar golin e tij të parë në garat evropiane, në humbjen 3:2 të Hoffenheimit ndaj Beshiktashit, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Evropës.

Asllani u bë protagonist në minutën e 68-të, kur pas disa lëvizjeve të bukura pranë zonës kundërshtare, realizoi një gol të shkëlqyer për të barazuar rezultatin në 1:1.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit kosovar në këtë sezon, si dhe realizimi i tij i parë në arenën evropiane.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për Hoffenheimin, që në fund u mposht me rezultat 3:2 nga skuadra turke.

Asllani kishte kontribuar edhe fundjavën e kaluar me një asistim në Bundesligë, në humbjen 3:2 ndaj Hamburgut.

Për Hoffenheimin, ndeshjen e plotë e zhvilluan Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, ndërsa Albian Hajdari mungoi për shkak të lëndimit. Në anën tjetër, te Beshiktashi nuk ishte i pranishëm as Milot Rashica.

D.L

Continue Reading

Sport

Juventusi triumfon në minutat e fundit ndaj Celta Vigos

Published

on

By

Juventusi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Evropës, duke mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 2:1, falë golit të Randal Kolo Muanit në minutat shtesë.

Përballja e zhvilluar të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 18-të me golin e Hugo Alvarez.

Skuadra italiane reagoi në pjesën e dytë, kur Nick Woltemade shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare për të barazuar rezultatin në minutën e 58-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Kolo Muani realizoi në minutën e 92-të, duke i siguruar Juventusit tri pikë të rëndësishme.

Në këtë përballje mungoi futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili nuk është i regjistruar për garat e Ligës së Evropës dhe pritet të mbetet jashtë të paktën deri në janar.

Me këtë triumf, Juventusi regjistron dy fitore në dy ndeshje, ndërsa Celta Vigo pëson humbjen e dytë në këtë edicion.

D.L

Continue Reading

Sport

Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në Kupën e Rusisë

Published

on

By

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka shkëlqyer në xhiron e katërt të Kupës së Rusisë, duke realizuar dy gola në fitoren e Spartakut të Moskës.

Spartaku triumfoi të enjten mbrëma në udhëtim ndaj Rodina Moskës me rezultat 4:2, në një përballje ku Daku pati rol vendimtar.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat 48 dhe 64, fillimisht duke barazuar rezultatin në 2:2 e më pas duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 3:2.

Daku qëndroi në fushë deri në minutën e 79-të, duke kontribuar gjithashtu edhe me një asistim.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Spartaku kryeson Grupin A me 10 pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e Superligës

Published

on

By

Malisheva dhe Prishtina kanë luajtur baras 1 me 1 në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi i zhvilluar të enjten në stadiumin “Liman Gegaj” nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29-të, falë golit të Xhemal Ibishit.

Prishtina reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 76-të përmes Assane Diattas, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë.

Skuadra nga kryeqyteti mbetet e pamposhtur këtë sezon dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj kampiones në fuqi, Dritës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara