Sport

​Badallaj dhe Tarani shkojnë në çerekfinale në Kampionatin Evropian në Slloveni

Kampionati po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Published

on

Boksierët nga Kosova, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani kanë fituar në të tetën e finales të Kampionatin Evropian për shkollat, i cili po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Sipas Federatës së Boksit, në të tetën e finales në ring u paraqit në kategorinë 57kg, Ensar Badallaj kundër boksierit sllovak, Miklas Maximilian.

Edhe pse humbi raundin e parë, Badallaj ndryshoi stilin në raundin e dytë, dhe fillojë të boksoi teknikisht duke dhënë goditje të pastra kundërshtarit e sidomos në raundin e tretë, ku e dërmoi kundërshtarin dhe me plot meritë u shpall fitues i këtij dueli.

Më 22 gusht, ai bokson për medalje në çerekfinale kundër boksierit nga Izraeli, Kikis Orel, dhe në 60 kg.

Flori Tarani boksoi kundër boksierit nga Kroacia, Vukoviq Niko dhe filloi me mençuri të udhëq luftën dhe fitoi dy raundet e para, edhe pse raundin e tretë e humbi, i mjaftuan dy raundet që të shpallet fitues dhe të kualifikohet në çerekfinale në luftë për medalje, ku do të boksojë me 22 gusht kundër bokserit nga Armenia, Karapetyan Arsen. 

Sport

Marcus Rashford ‘nuk dëshiron’ të luajë sërish nën drejtimin e Ruben Amorimit

Published

on

Sipas BBC, Marcus Rashford nuk pritet të luajë përsëri për Manchester United, ndërsa Ruben Amorim mbetet në krye. 

27-vjeçari, aktualisht i huazuar në Aston Villa , ka rizbuluar formën me katër gola që nga transferimi i tij në shkurt – duke përfshirë një në humbjen e fundit 2-1 ndaj Manchester City.

Megjithatë, pavarësisht se ka kontratë me Man United deri në vitin 2028, marrëdhënia e Rashford me Amorim duket e tensionuar.

Edhe pse Rashford besohet të jetë i hapur për një rikthim në “Old Trafford”, ai nuk dëshiron të luajë nën drejtimin e Ruben Amorim.

Amorim e përjashtoi Rashfordin nga skuadra në dhjetor dhe nuk e ka përzgjedhur atë në skuadrën e ndeshjes, përveçse e emëroi atë një zëvendësues të papërdorur në humbjen ndaj Newcastle.

Continue Reading

Sport

Mbrëmje vendimtare në “Fadil Vokrri”: Prishtina në kërkim të biletës për finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Emocione të mëdha priten sonte në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dritën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis në orën 20:00 – një përballje që pritet të vendosë se cila skuadër do ta shohë veten në finalen e madhe.

Të përzgjedhurit e Arsim Thaqit vijnë me një epërsi të lehtë, por të vlefshme, falë fitores minimale 0:1 në ndeshjen e parë në Gjilan.

Heroi i asaj sfide ishte Ardian Muja, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 6-të, duke i dhënë Prishtinës avantazhin e parë drejt trofeut.

Tani, me mbështetjen e publikut vendas dhe me një këmbë në finalen e ëndërruar, bardhekaltrit do të kërkojnë të mbyllin llogaritë me Dritën dhe të shkruajnë një tjetër faqe suksesi në këtë sezon.

Do të jetë një natë që premton tension, spektakël dhe ndoshta – një vend në histori.

Continue Reading

Sport

Thomas Muller refuzoi ofertën e klubit të Serie A

Published

on

Fiorentina thuhet se ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me Thomas Muller si lojtar i lirë në fund të sezonit, por që sulmuesi i Bayern Munichut ka refuzuar propozimin e tyre.

35-vjeçari së fundmi është bërë i disponueshëm në treg pasi klubi i tij njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën e tij, që do të thotë se qëndrimi i tij 17-sezonal në Allianz Arena do të përfundojë.

Duke pasur parasysh klasin e përvojën fituese, Muller pritet të tërheqë interes nga shumë klube evropiane, duket se Fiorentina lëvizi shpejt për të provuar dhe siguruar shërbimet e tij.

Gazetari i Sport Bild, Christian Falk konfirmoi se Viola i kishte ofruar Mullerit një lëvizje në Stadio Artemio Franchi në fund të sezonit, ai gjithashtu shtoi se lojtari nuk është ‘i interesuar’ për t’iu bashkuar Serie A.

Muller kohët e fundit shënoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Allianz Arena, megjithëse barazimi i tij i përkohshëm u ndoq shpejt nga goli fitues i Davide Frattesit, i cili përfundimisht çoi në fitoren e përgjithshme 4-3 të Nerazzurrëve pas ndeshjes së kthimit në San Siro.

Continue Reading

Sport

Kosova U16 fiton ndaj Andorrës

Published

on

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë.

Kosova U16 të martën fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 2:1. “Dardanët” e rinj ditë më parë e mposhtën San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0.

Unejs Mustafa i realizoi dy golat për fitoren e Kosovës U16. Mustafa golin e parë e shënoi në minutën e 41-të kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 48-të.

Ndërkohë golin e vetëm për Andorrën e realizoi Oëen Soriano në minutën e 90-të.

Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë të premten ndaj Shqipërisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara