Lajmet

​Avokati i Mustafës thotë se sulmi mbi familjen Jashari ka rritur rezistencën e popullit të Kosovës kundër regjimit brutal serb

Avokati i Mustafës tha se sulmi mbi familjen Jashari ka shërbyer pikë kthese për rezistencën e popullit të Kosovës.

Published

on

Mbrojtja e Salih Mustafës ka filluar të paraqes deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në pjesën e parë të saj, avokati Julius Von Bone ka folur për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në anën tjetër për krimet të cilët i ka kryer Serbia mbi civilët shqiptar në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Në hapje të deklaratës, avokati i Mustafës ka thënë se sulmi mbi familjen Jashari në Prekaz ka shërbyer pikë kthese për rezistencën e popullit të Kosovës.

“Adem Jashari konsiderohet si komandant legjendar i UÇK-së, përpjekjet e tij patriotike dhe heroike për çlirimin e Kosovës mbajnë mend edhe sot e kësaj dite në Kosovë, pra për çlirimin nga një regjim brutal. Me 5, 6, dhe 7 mars të vitit 1998 forcat ushtarake dhe policore sulmuan kompleksin e familjes së Adem Jasharit në Prekaz të zonës së Drenicës. Forcat serbe mendonin se me vrasjen e të gjithë familjes Jashari rezistenca e popullit kosovar do të kishte marrë një goditje përfundimtare, aq sa do të ndalonte rezistenca. Vrasja në masë e 59 njerëzve në kompleksin e familjes Jashari, në mes së cilëve edhe shumë fëmijë, disa prej të cilëve jo më shumë se 7 vjeç, është një prej krimeve më të këqija të regjimit serb të kryera ndonjëherë në Kosovë. Një prej krimeve të shumta që kanë kryer forcat serbe në Kosovë”, ka thënë avokati i Salih Mustafës.

Duke e kujtuar sulmin brutal të forcave serbe, Von Bone e ka quajtur atë regjim shtypës por që ka hasur në një rezistencë të fortë me një mbështetje të gjerë në gjithë popullin e Kosovës.

Ndërsa lidhur me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Von Bone ka thënë se ishte ndërhyrje humanitare e cila ishte tejet e nevojshme.

“Forcat serbe nuk i ndaluan veprimet e tyre për spastrim etnik aso kohe. Ato vazhduan në mënyrë të rregullt dëbimin me forcë të qytetarëve kosovar me kombësi shqiptare nga shtëpitë e tyre. Data më e rëndësishme në këtë kuadër është deportimi në masë të madhe i shqiptarëve nga stacioni i trenit të Prishtinës. Më 31 mars 1999 që është një tjetër ditë e ngulitur thellësisht në mendjet e shumë qytetarëve kosovar, ka ndodhur kjo, që ishte edhe një ngjarje me rëndësi në Kosovë. Kjo është përshkruar si një prej ngjarjeve të rëndësishme në raportet e OSBE-së të cilat mund t’i gjeni në dosjet e çështjes. Bëhet fjalë për spastrimin e lagjeve të Prishtinës”, ka thënë Von Bone.

Gjatë deklaratës hyrëse, mbrojtja e Mustafës ka folur për dëbimin e shqiptarëve nga pronat e tyre në Kosovë.

Ndërsa lidhur me aktakuzën ndaj të mbrojturit të tij, Von Bone ka folur më shumë për lokacionet në Kosovë dhe pjesën e Zllashit. Ai ka prezantuar edhe fotografi e video-incizime para trupit gjykues por të njëjtat nuk janë bërë publike.

“Nuk ka një material të përcaktuar në dosjen e çështjes gjyqësore rreth Zllashit, ne e dimë me përafërsi se ku ndodhet Zllashi pr nuk ka një përcaktim kufijsh të qartë të kësaj zone, ajo është një zonë e madhe ku shtëpitë janë të shpërndara në të gjithë zonën. Nuk ka një qendër të Zllashit ose fshat i Zllashit, në pikëpamjen administrative zona e Zllashit bie nën Mramos që është një fshat goxha më i madh ën cep të zonës malore, për të shkruar në Zllash nga Prishtina është goxha rrugëtim, veçanërisht për të shkuar në vendin e përcaktuar në aktakuzë. Është një udhëtim që kalon nëpër male, në pjesën dërrmuese të kohës në rrugë të pashtruara. Është ftohtë gjatë dimrit, rrugët janë plot me baltë dhe është e vështirë të udhëtosh me veturë”, ka thënë ai.

Von Bone do të vazhdojë paraqitjen e deklaratës hyrëse të mbrojtjes gjatë ditës së sotme. Ndërsa para trupit gjykues nesër do të flas dëshmitari i parë i mbrojtjes.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara