

Published
4 years agoon
By
Betim GashiNdjenja e vazhdueshme e të ftohtit në trup nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të jetë edhe simptomë e disa problemeve shëndetësore.
Nëse ndiheni të ftohtë kur dilni në borë, është mjaft e logjikshme, por nëse dridheni vazhdimisht dhe madje edhe kur të gjithë të tjerët djersiten, është koha të mendoni pak se çfarë duhet të bëni.
Ja cili mund të jetë shkaku i problemit tuaj dhe si mund ta zgjidhni atë.
Peshë të shëndetshme
Nëse jeni shumë i dobët, kjo mund të jetë një nga arsyet pse keni gjithmonë të ftohtë. Para së gjithash, një indeks i ulët i masës trupore (BMI) do të thotë gjithashtu se nuk keni yndyrë të mjaftueshme trupore për t’ju mbrojtur nga moti i ftohtë, shpjeguan ekspertët. Do të ishte e mençur të flisni me një mjek i cili do t’ju sugjerojë se si të arrini një peshë të shëndetshme sa më lehtë.
Hipotiroidizmi
Një nga shenjat e hipotiroidizmit është ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit, që do të thotë se gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormon tiroide. Pa ekuilibër kur bëhet fjalë për këtë hormon, metabolizmi ngadalësohet dhe parandalon prodhimin e një sasie adekuate të nxehtësisë. Kjo gjendje është më e zakonshme te gratë që kanë mbetur shtatzënë së fundmi ose janë mbi 60-vjeç. Nëse mendoni se ky është një problem edhe në rastin tuaj, është e nevojshme të vizitoni një mjek i cili do t’ju përshkruajë ilaçe.
Mungesa e hekurit (Anemia)
Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të bartin oksigjen në mënyrë që të prodhojë nxehtësi. Hekuri mund të ngadalësojë punën e gjëndrës tiroide, gjë që mund të çojë në hipotiroidizëm. Diagnozën e duhur tashmë mund ta merrni nga mjeku nëpërmjet një analize gjaku dhe në varësi të shkallës së rëndë të anemisë, ai do të përshkruajë suplemente ose thjesht do t’ju këshillojë të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur.
Qarkullimi
Nëse duart dhe këmbët tuaja janë vazhdimisht të ftohta, por pjesa tjetër e trupit jo, atëherë ndoshta është çështje qarkullimi që pengon gjakun të arrijë në ekstremitete. Një nga shkaqet e zakonshme të problemeve të qarkullimit të gjakut është sindroma Raynaud, e cila shkakton çrregullime të qarkullimit të përsëritura, zakonisht në gishta, për shkak të ngushtimit aktual të enëve të gjakut. Ndërsa shumica e njerëzve me këtë gjendje rrallë kanë nevojë për trajtim, ndonjëherë është i nevojshëm. Prandaj, është më mirë të vizitoni një mjek i cili do të përcaktojë shkakun e problemit.
You may like
Shëndeti
Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?
Published
18 hours agoon
September 9, 2025By
UBT News
Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.
Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.
Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.
Si ta parandaloni:
Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.
Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.
Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.
Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.
Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.
Kur duhet të shkoni te mjeku?
Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.
Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Shëndeti
Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi
Published
21 hours agoon
September 9, 2025By
UBT News
Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.
Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.
Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës
Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.
Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.
Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.
Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.
Si të parandaloni ngërçet e këmbës?
Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.
Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.
Shëndeti
Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt
Published
22 hours agoon
September 9, 2025By
UBT News
Ilaçet nuk janë e vetmja zgjidhje për të përballuar dhimbjen e kokës.
Nëse dhimbja nuk është shumë e fortë, por e lehtë, atëherë ka mënyra për të reduktuar dhe për ta bërë atë të largohet më shpejt.
Uji
Një dehidrim i lehtë mund të shkaktojë dhimbje koke. Pini një gotë të plotë me ujë dhe simptomat e lehta mund të zhduken menjëherë.
Koha jashtë
Nëse keni një shtrëngim në të dy tempujt, atëherë kjo mund të tregojë se jeni të stresuar. Bëni një pushim, merrni 5 frymë thellë, merrni frymë përmes hundës dhe nxirrni përmes gojës.
Asnjë celular
Nëse kur lundroni në internet ose dërgoni mesazhe me celularin tuaj, e shikoni ekranin shumë afër, atëherë kjo shkakton lodhje të syve dhe mund t’ju shkaktojë dhimbje koke.
Shëndeti
Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë
Published
23 hours agoon
September 9, 2025By
UBT News
Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.
Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.
Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.
Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.
Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.
Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

A është kosi i kulluar më i shëndetshëm se kosi i zakonshëm?

Revolucion në teknologji, telefoni më i hollë i lakuar deri më sot

Dasma e Selena Gomez, zbulohet lista e të ftuarve

Eminem i kërkoi ndjesë publike të ëmës për këngën e dikurshme fyese – nuk e interpreton më

Maqedonci në paradën kroate për 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon

Transportonte marihuanë drejt Kosovës, kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve

Njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26