Kronika e zezë

​Arrestohet një polic i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Publikuar

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje në orët e mbrëmjes një zyrtar policor (i stacionit policor Jugu në Prishtinë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit për media Informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore ky zyrtar policor nuk ishte duke iu përmbajtur Aktvendimit të Gjykatës Themelore ne Prishtinë e cila kishte vendosur për të njëjtin masën e arrestit shtëpiak (lidhur me një rast ku zyrtari ishte i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare).

Bazuar në këtë informacion IPK kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të verifikonte se a është duke e zbatuar masën e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, mirëpo zyrtarët policorë nuk kishin hasur në të dyshuarin e lartcekur në shtëpinë e tij e as në objektet përcjellëse.

Hetuesit e IPK-së më vonë janë njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe gjatë kontrollit i njëjti dyshohet se ka lëshuar në tokë një qese që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas këtyre veprimeve, zyrtari policor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Kronika e zezë

​Xhudisti Akil Gjakova shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës

Ai dyshohet për dhunë në familje.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin e njohur kosovar, Akil Gjakova, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Rastin në fjalë e kishte paraqitur në shtunën në stacionin policor në Pejë, partnerja e Gjakovës me të cilën është në procedurë shkurorëzimi.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë për media.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Mosmarrëveshje në komunikacion, pesë persona përfshihen në përleshje

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Podujevë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Vritet një grua në Ferizaj

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Publikuar

nga

Një grua ka mbetur e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe një burrë ka mbetur i plagosur sot në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Për pasojë nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestar, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, porse policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Shpërthim në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.

Publikuar

nga

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premten në rrugën “Zekirija Cana” në kryeqytet. Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Policia.

Policia ka bllokuar rrugën për lëvizje dhe njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese e ka pastruar terrenin.

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Policia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara