Kronikë e zezë

​Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së me dyshimin se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

M.J dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Published

on

Ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), është arrestuar me dyshimin se ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, M.J dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në komunikatë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thuhet se i dyshuari ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi i informatës zyrtare’, ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’, ‘Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Tutje në komunikatë thuhet se “Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale”.

Lajmet

1,517 gjoba dhe 48 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 13 deri më 19 korrik 2026, ka shqiptuar 1,517 gjoba kundërvajtëse për shkelje në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për drejtuesit që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 22 persona, si dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për rritjen e sigurisë në trafik dhe ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia në rajonin e Prishtinës realizon 191 urdhëresa gjykate, sekuestron 17 armë zjarri

Published

on

Zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet operative gjatë javës së kaluar, duke realizuar gjithsej 191 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme.

Sipas Policisë, 48 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera. Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 17 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi municioni.

Në kuadër të sigurisë në trafikun rrugor, Policia ka shqiptuar 4,721 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 953 gjoba janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe veturat e pajisura me radar mobil./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zubin Potok: Policia përdor armët e zjarrit për të ndaluar kontrabandistin

Published

on

By

Një rast i kontrabandës me mallra ka përfunduar me përdorim të armës së zjarrit nga ana e policisë dhe me arrestimin e një personi, në orët e para të mëngjesit të së dielës në Zubin Potok.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:38, kur zyrtarët policorë kanë hasur një veturë me targa të Serbisë, e cila po transportonte mallra të kontrabanduara.

I dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur dhe si reagim ndaj veprimeve të tij, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar një sasi të ngarkuar me pije alkoolike dhe joalkoolike, për të cilat shoferi nuk posedonte asnjë dokument përcjellës.

Mjeti së bashku me mallrat e ndaluara janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ekipi i FSK-së gjen trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Batllavë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj me inicialet A.A., pas një operacioni kërkim-shpëtimi në Liqenin e Batllavës.

Operacioni ka nisur menjëherë pas pranimit të informatës nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës.

FSK ka angazhuar me urgjencë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në ujëra, i cili ka ndërhyrë në orët e vona dhe ka arritur të lokalizojë dhe të nxjerrë trupin e pajetë nga liqeni.

Pas përfundimit të operacionit, trupi i viktimës u është dorëzuar autoriteteve përkatëse për procedurat e mëtejshme ligjore dhe hetimore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara