Kronikë e zezë

​Arrestohen tre të dyshuar për veprën penale për posedim e përdorim të armëve

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Policia në Malishevë ka kryer kontrollë në fshatin Drenoc dhe Janiq. Pos tjerash janë gjetur një armë AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

“Me datën 05.08.2022 Stacioni Policor në Malishevë (mbështetur edhe nga njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë) në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në dy lokacione të ndara në vendbanime të dyshuarve në fshatin Drenoc-Malishevë dhe në fshatin Janiq-Malishevë. Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc-Malishevë në posedim të të dyshuarit J. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës janë gjetur një AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Ndërsa, gjatë kontrollit në fshatin Janiq-Malishevë është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm. Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar S. K., i lindur në vitin 1962, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. M., i lindur në vitin 1996, shtetas i Republikës së Kosovës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, i cili është gjetur i shtrirë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësia policore dhe ekipe të emergjencës. Viktima është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor pasi në ato momente shfaqte ende shenja jete.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve, stafi mjekësor i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti po trejtohet nga Policia si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Suedi dhe i konfiskohet pasuria pas hetimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave, është arrestuar një person në Suedi.

Si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Kosova, është prangosur personi me inicialet A.G., ndërsa atij i janë konfiskuar pasuritë e fituara përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, ky rast përbën precedentin e parë ku autoritetet suedeze kanë arritur të sekuestrojnë pasuri jashtë juridiksionit të tyre territorial.

Tutje bëhet e ditur se Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në koordinim me autoritetet e Suedisë do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për ekzekutimin përfundimtar të vendimit për konfiskimin e pasurive edhe në Kosovë.

Ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara nga aktivitete illegale. Në njoftimin e prokurorisë nuk janë dhënë detaje shtesë për lidhjen e saktë të personit të arrestuar me shtetin e Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara në rajonet e Kamenicës, Klinës, Pejës dhe Vushtrrisë.

Në Kamenicë, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një grua tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Në Klinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Palët janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Përplasje fizike është regjistruar edhe në Vushtrri, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Ekipet relevante policore po vazhdojnë hetimet për kapjen e tij.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Drenas: Një burrë është alivanosur dhe ka ndërruar jetë

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” është regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar se viktima burrë është alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara