Lajmet

​Arrestohen katër persona për falsifikim të parasë

Published

on

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, nga viktimat e rastit ёshtё informuar në orën 14:20, se nё dy (2) kёmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, dy (2) persona tё panjohur kanë bёrё këmbimin nga dymijë e pesëqind e (2500) dollarëve amerikanë, tё cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

Menjëherë njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё dalë nё vendngjarje, dhe pas njё pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) persona tё dyshuar:

• Z.K. i lindur në vitin1982

• H.K. i lindur në vitin1988

• E.K. i lindur në vitin 1988

• E.K. i lindur në vitin1984

Te njёri nga tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesёdhjetё (4050) euro. Pas intervistimit nga hetuesit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

Vendi

Kadetët e QSU-së përfaqësojnë Kosovën në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve në Dresden të Gjermanisë

Published

on

By

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila u zhvillua në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve ushtarake ndërkombëtare.

Ngjarja mblodhi së bashku udhëheqësit e ardhshëm ushtarakë nga shtete të ndryshme aleate, duke u krijuar kadetëve të FSK-së hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me metodat më bashkëkohore të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake. Po ashtu, vizita shërbeu si një platformë për zhvillimin e diplomacisë mbrojtëse përmes ndërtimit të urave të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë që në hapat e parë të karrierës së tyre.

Nga FSK-ja kanë vlerësuar se përfaqësimi i kadetëve në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për ngritjen profesionale sipas standardeve më të larta të NATO-s, duke i përgëzuar ata për lartësimin e flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe temperatura deri në 36 gradë

Published

on

By

Dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 30 deri në 36°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Protestë sot në Prishtinë: Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Pas dy rasteve të rënda të vrasjeve të grave brenda pak ditësh në Malishevë dhe Prizren, sot në Prishtinë do të mbahet një protestë me thirrjen që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët të mblidhen në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, për të kundërshtuar femicidin dhe neglizhencën institucionale.

Organizimi ka katër kërkesa kryesore:

  1. Trajtim të sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç të sigurisë publike; Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale
  2. Mirëfinancim të politikave sociale të mirëqenies që zbusin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë të kurthuara në dhunë;
  3. Kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale;
  4. Edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.

Thirrja për protestë vjen pas dy ngjarjeve tragjike që kanë tronditur opinionin. Të dielën, një 25-vjeçare shtatzënë u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Malishevë, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuari kryesor, ndërroi jetë dje nga plagët që kishte marrë. Vetëm tri ditë më vonë, të mërkurën, një 81-vjeçar në Prizren u arrestua nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij 80-vjeçare pas ushtrimit të dhunës fizike.

Statistikat zyrtare tregojnë një realitet të zymtë — nga viti 2010 e deri më sot, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra, duke e bërë dhunën me bazë gjinore një ndër problemet më kritike në vend. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

DONJETA SADIKU SHPALLËT KAMPIONE, MPOSHT SERBEN NË FINALEN E TARANTO 2026

Published

on

By

Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, ndërsa kundërshtarja u tërhoq që në minutat e para të duelit.

Kështu, Sadiku e mbyll me medaljen e artë aventurën e saj në Taranto, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Një triumf i veçantë për boksieren kosovare, e cila edhe një herë dëshmoi nivelin e saj dhe u ngjit në podiumin më të lartë.

DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT!

Foto: RTK

D.L

Continue Reading

Të kërkuara